Humbi paratë në kumar, vetëvritet 24-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Një 24-vjeçar ka vendosur t i japë fund jetës, pasi ka lënë një sasi të konsiderueshme parash në kumar. I riu është vetëvarur në ambientet e punës së tij, pasi ka lënë një shumë të madhe në lojërat e fatit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në qytetin bregdetar, ku Miklovan Pazaj, babai i një fëmije, ka varur veten në vendin e punës. Me një tel elektrik ai është vetëvarur në tualetin e mobilerisë ku punonte në zonën e rrugës Transballkanike në Vlorë. Burime nga policia bënë të ditur se shkaku që ka çuar 24-vjeçarin drejt vetëflijimit ka qenë humbja e parave në kazino një ditë më parë dhe në kushtet e depresionit, kanë shpjeguar ekspertët, ai ka kryer aktin vetëvrasës. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë ekpertimet e trupit të viktimës, gjithashtu është finalizuar dhe autopsia nga ku ka rezultuar se shkak i vdekjes ka qenë asfiksia si pasojë e telit të lidhur në grykë. Policia ka marrë në pyetje edhe familjarë të viktimës, të cilët kanë konfirmuar shkakun e vdekjes që ishte depresioni, si pasojë e parave të lëna në kumar, që 24-vjeçari kishte luajtur një ditë më parë. Ky është rasti i dytë i vetëvrasjeve, i shënuar në Vlorë në harkun kohor të tri ditëve. Dy ditë më pare, ish- kreu i PD-së së Vlorës, Shpëtim Xhyheri, u vetëvra me një armë zjarri, edhe ky si pasojë e depresionit.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2009