Ndryshimet në qeveri

Aleatët
Ndërkohë, partitë e koalicionit hera-herës dalin me qëndrime të ndryshme. Përjashto PDR-në, që përgjithësisht ka qenë e rezervuar në rishikimin e kabinetit, të tjerët herë e kanë parë të nevojshme, herë jo. Nëse PBDNJ, PR dhe PDK thoshin se ndryshimet duhen bërë duke marrë si referencë kohën pas samitit të NATO-s, sot duken të kënaqur nga deklarata e kryeministrit për të mos bërë ndryshime në qeveri. Ata shprehen se janë të kënaqur me përfaqësimin që kanë në kabinet, edhe pse shprehen se respektojnë vendimin e kryeministrit Berisha nëse ai vendos në një moment të caktuar që të bëjë ndryshime. Sipas deputetit të PDR-së, Tritan Shehu, vendimi për ndryshimet i përket kryeministrit. Ai thotë se PDR-ja është e kënaqur me postin që ka (kryetari reformator Genc Pollo mban detyrën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës), por megjithatë, respekton çdo vendim të kryeministrit. Shehu, ish-zëvendëskryeministër në protestat e para në Lushnjë në 1997, thotë se ndryshimet duhet të diskutohen në koalicion nëpërmjet një analize të punës. “Është kryeministri, ai që paraqet para koalicionit mendimet e tij, pas një analize që i bëhet ecurisë së punës gjatë kësaj periudhe, ecurisë së reformave në institucionet e ndryshme, pikat e dobëta dhe më të forta, objektivat prioritare që mund të ketë në këtë periudhë qeveria, dhe pastaj padyshim që kjo gjë duhet diskutuar në një tryezë me koalicionin. Megjithatë, iniciativa për këtë çështje i ngel gjithnjë kryeministrit, sepse ai është i ngarkuar që të formojë qeverinë. Ne presim nga ai mendime për këtë çështje”, - thotë Shehu, duke shtuar se ndryshimet nuk duhen parë si qëllim në vetvete, por si pjesë e procesit zhvillues të vendit. Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe aleati demokristian, Nard Ndoka, i cili ka kërkuar që para se të bëhen ndryshimet qeveritare, që të analizohet puna e ministrave. Ndërkohë, vetë Ndoka është shprehur se mund të kërkojë edhe një post tjetër qeveritar në rast ndryshimesh në qeveri. Ndërkohë, aleatët kryesorë të Partisë Demokratike, republikanët, kanë shprehur interesimin e tyre për të qëndruar pa post ministror në qeveri, derisa të zbardhen akuzat publike të ngritura mbi kreun e tyre, Fatmir Mediun. Ndërkohë, nënkryetari i Partisë Republikane, Aleksandër Garuli, disa ditë më parë i tha “Korrierit”, se nuk e përjashtonte mundësinë që forca e tij të kërkojë më shumë përfaqësim. Agraro-ambientalistët e ministrit të Mjedisit, Lufter Xhuvelit, shprehen se janë të kënaqur me përfaqësimin që kanë aktualisht në qeveri, ndërsa deklarata e kryeministrit për të mos bërë ndryshime përshëndetet nga kjo parti. Agraro-ambientalistët shprehen se mirëpresin ndryshimet qeveritare, si një proces zhvillues për vendin, duke qenë në të njëjtën linjë me partitë e tjera aleate. Edhe pse kreu i qeverisë ka deklaruar se nuk do të bëhen ndryshime në qeveri, sërish duket se ato janë të detyrueshme nga përfshirja e republikanëve dhe kërkesat brenda Partisë Demokratike që shprehin nevojën për një imazh tjetër qeveritar para zgjedhjeve të ardhshme.