FMN ul optimizmin për Shqipërinë
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka
ulur dozat e optimizmit për eko
nominë shqiptare, teksa ka reduktuar
nivelin e rritjes ekonomike të
parashikuar për 5 vitet e ardhshme. Institucione
të ndryshme ndërkombëtare,
por edhe vetë qeveria, kishin parashikuar
se rritja ekonomike në vend do të
përshpejtohej, duke filluar që nga ky vit.
Por, FMN-ja në raportin e fundit të publikuar
mbi parashikimet për ekonominë
botërore, vlerëson se rritja ekonomike e
Shqipërisë do të mbetet e pandryshuar
në nivelin 6 për qind për vitin 2008 dhe
do të pësojë një rritje të vogël në 6.1 për
qind në vitin 2009. Sipas raportit, këto
do të jenë shifrat me të cilat do të rritet
ekonomia shqiptare përgjatë 5 viteve të
ardhshme. Në vitin 2013, FMN-ja vlerëson
se rritja ekonomike në vend do të
jetë 6.3 për qind. Fondi Monetar ka konfirmuar
rritjen ekonomike prej 6 përqindësh
për vitin 2007, ndërsa ka korrigjuar
shifrën e rritjes për vitin 2006. Sipas
FMN-së, në vitin 2006 ekonomia shqiptare
u rrit vetëm me 5 për qind.
Përgjithësisht Shqipëria do të vazhdojë
gjatë viteve të ardhshme që të ketë një
rritje ekonomike disi më të lartë nga mesatarja
e vendeve të rajonit, e cila do të
luhatet nga 4.3 në 5.8 për qind.
Të ardhurat
Në ekonomi ekziston një rregull, i cili
duke u bazuar në rritjen ekonomike të
një vendi përcakton se sa kohë duhet
që qytetarët e atij vendi të dyfishojnë të
ardhurat e tyre. Sipas FMN-së, me ritmet
e parashikuara të rritjes, qytetarët
shqiptarë do të dyfishojnë të ardhurat e
tyre vetëm pas 12 vjetësh. Sipas të
dhënave nga Banka Botërore, me këto
ritme rritjeje ekonomike do të duhen
gati 18 vjet që Shqipëria të arrijë të barazojë
të ardhurat për frymë që ka Kroacia
sot dhe afër 35 vjet për të arritur të
ardhurat për frymë që ka Greqia. Sipas
CIA-s, PBB për frymë në Shqipëri është
5500 dollarë. Kjo shifër për fqinjin tonë
lindor, Maqedoninë, është 8400, ndërsa
për Kroacinë është 15500.
Ekonomia botërore
Në raportin e publikuar dje, FMN-ja
ka parashikuar se e gjithë ekonomia
botërore do të zhytet në një fazë ngadalësimi
të rritjes ekonomike. Sipas FMN-së,
vështirësitë që po kalon ekonomia amerikane
do të reflektohen në të gjithë ekonominë
botërore, duke bërë që rritja për
vitin 2008 të ndalet në nivelin 3.7 për qind.
"Ne vlerësojmë se kriza që po kalon sektori
financiar në Amerikë do të ketë si pasojë
humbjen e 945 miliardë dollarëve në
mbarë botën", thuhet në raport. Situata
jo e mbarë do të prekë edhe vendet e BEsë,
për të cilat është parashikuar një rritje
ekonomike prej 1.4 për qind në 2008-ën
dhe 1.2 për qind në 2009-ën.