Rehn për anëtarësimin: Presim reforma nga Shqipëria
Rehn për anëtarësimin: Presim reforma nga Shqipëria
Bashkimi Evropian pret rezultate pozitive nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina në përmbushjen e reformave për anëtarësimin në familjen evropiane.
Deklaratën e ka bërë Olli Rehn, kryekomisioneri për zgjerimin në BE, i cili ka pranuar se viti 2009, mund të jetë viti i Ballkanit.
Sipas Rehn, mosmiratimi i traktatit të Lisbonës nuk do të pengojë zgjerimin me shtetet të tjera në BE dhe në mënyrë të veçantë ai ka përmendur Kroacinë dhe realzimin e negociatave për pranimin e saj.
“Kroacia e ka përmbushur pjesën më të madhe të detyrimeve dhe mund të jetë anëtari i 28-të i BE-së”- ka thënë ai, duke shtuar se ka shumë shanse që të mbyllet pjesa tjerë brenda vitit 2009.
Ndërkohë për Zagrebin, Renh ka nënvizuar se duhet të intensifikojë forcat në sektorin e drejtëisë dhe në mënyrë të veçantë të ecë përpara në luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit.
Sa i përket Serbisë, sipas Rehn, ky vend mendohet të jetë pjesë e vendeve kandidate deri në fund të vitit 2009, duke shtuar se do të pritet gjithsesi vlerësim i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për bashkëpunimin me Beogradin në lidhje me dorëzimin e kriminelëve të luftës.