Xhaxhai i Aleks Nikaj: Nipi im kërkonte një jetë më të mirë
LEZHE-Marka Nikaj, xhaxhai i Aleks Nikaj, demonstruesi që humbi jetën pas plagëve të marra në demonstratën e 21 Janarit, u shpreh sot se nipi i tij protestoi për një jetë më të mirë.
në një prononcim për TVNEWS24, Marka Nikaj tha se nipi i tij kërkonte të drejtën sic do qytetar, të jetonte një jetë më të mirë. “Ishte demonstrues paqësor”, shprehet xhaxhai i Aleks Nikajt me lot në sy.
Aleks Nikaj, demonstruesi i katërt që humbi jetën në 21 janar para Kryeministrisë, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Nikaj 36 vjec u plagos me plumb ne kokë në 21 janar. 36 vjecari u dërgua për kurim në Turqi, por pavarësisht tentativave të mjekëve për ti shpëtuar jetën, ai vdiq në spitalin e Ankarasë. Bashkë me Nikaj, numri i demonstruesve që mbetën të vrarë më 21 Janar arrin në 4 persona.
(d.b/BalkanWeb)