E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshojne drejtuesit e policise se Vlores emerohet drejtori

Lëvizin drejtuesit e policisë së Vlorës. Me firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, emërohet në krye të policisë së Vlorës, Nazmi Kotherja që deri më sot drejtonte qendrën e formimit policior, ndërsa ish-drejtori Ylli Metko zë vendin e Kotheres në Tiranë.

Zëvendës drejtori i policisë së Vlorës emërohet Elidon Veizi dhe shef komisariati, Alfred Elezi, ish-shef i komisariatit të Mirditës. Ndryshimet në policinë e qytetit bregdetar, vijnë në një periudhë, kur ngjarje të rënda kriminale u kanë marrë jetën disa qytetarëve, përfshi edhe një gjyqtari, ekzekutuar me eksploziv në qendër të qytetit. Lëvizjet pritet të përmirësojnë e performancën e uniformave blu në luftën kundër kriamit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›