Moti i paqendrueshem kthjellime vetem ne fundjave

Dhjetë ditëshi i fundit i shtatorit i ka dhënë fund stinës së verës. Vendi ynë nuk do të ketë më temperatura të larta, ndërkohë që moti do të jetë gjithnjë e më shumë i paqëndrueshëm. Kështu shprehen meterologët, të cilët thonë se kthjellimet mund të jenë prezente vetëm në fundjavë, ndërkohë që vlerat termike do të pësojnë luhatje.
“Parashikohet që edhe sot të mbetemi me vranësira dhe shira në të gjithë territorin dhe më problematike në pjesën e dytë të ditës edhe gjatë natës do të jetë kryesisht jugu dhe juglindja. Edhe nesër vranësirat dhe shirat do të jenë prezente në të gjithë vendin, por intensiteti do të jetë disi më i ulët. Në fakt, parashikohet që në fundjavë do të kemi përmirësime të kushteve të motit. Gjatë ditëve të fundit të muajit shtator do të kemi rritje graduale dhe kjo rritje do të jetë e lehtë,jo shumë e ndjeshme”, tha Larda Porja, metereologe.
Ndërkohë, jo e favorshme për lundrim paraqitet edhe situata në det. Mot më i keq do të mbajë përgjatë bregdetit të jugut në vecanti, ku dallgëzimi i detit - si pasojë e erës së fortë - do të shkojë deri në 5 ballë.
Edlira Sulejmani