E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Lushnjes lirohen dy pjesetaret Hoxha e Gina

Lirohen dy pjesëtaret e bandës së Lushnjes Afrim Hoxha dhe Rexhep Gina. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, shpalli të pafajshëm Afrim Hoxhen dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga salla e gjyqit.

Hoxha ishte dënuar me 17 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së parë për krime të rënda dhe e kishte apeluar vendimin si të padrejtë. Gjithashtu, Apeli vendosi të ulë nga 16 në 10 vite burg masën e dënimit  për të pandehurin tjetër Rexhep Ginën. Ky i fundit ka kaluar 7 vite burg në shkallët e gjykatës dhe tani rifiton lirinë.

Të gjithë të pandehurit e bandës së Aldo Bares, përfshirë edhe këtë të fundit e kanë ankimuar vendimin e dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë. Ata akuzohen për  krime tepër të rënda si vrasje, tortura e pengmarrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›