Importimi i mbetjeve ndalohet asgjesimi dhe depozitimi i tyre

Shqipëria nuk do të importojë dhe as do të lejojë kalimin tranzit të mbetjeve të rrezikshme. Gjithashtu, me ligj, në vendin tonë nuk do të lejohet as depozitimi apo asgjësimi i plehërave të çfarëdolloji. Rreth dy vjet më parë, importi i mbetjeve u shndërrua në një debat të ashpër politik. Detajet e draftit që do të rregullojë menaxhimin e mbetjeve u prezantuan nga Ministria e Mjedisit, në komisionet parlamentare.
"Vendimi i fundit që ne kemi nxjerrë, kemi propozuar si ministri mjedisi ishte për të përputhur këtë listë me listën e gjelbër të BE-së dhe me listën e Bazelit. Fakti është që importimi i mbetjeve bëhet vetëm për ato me qëllime riciklimi dhe ky ligj nuk parashikon në asnjë rast importimin e mbetjeve për qëllime të tjera, asgjësim, gjenerim apo prodhim energjie. Importimi i mbetjeve deri tani që nga miratimi i akteve ligjore është në shifra shumë të ulëta", tha Pëllumb Abeshaj, përfaqësues i ministrisë së Mjedisit.
Menaxhimi i mbetjeve do t’i kushtojë arkës së shtetit rreth 150 milionë euro. Fondi do të ndahet për ndërtimin e landfilleve, ngritjen e impianteve të tjera për asgjësimin dhe përpunimin e tyre në vend, por edhe për fushata ndërgjegjësimi. Ligji përcakton faturën financiare, por jo shtrirjen në kohë të projekteve për menaxhimin e mbetjeve. Ministria e Mjedisit ka përpiluar edhe një listë të re të llojeve të mbetjeve që lejohen të importohen me qëllim riciklimin e tyre në Shqipëri.
52 milionë euro do të akordohen që vitin e parë, pas hyrjes në fuqi të ligjit. Pushteti vendor do të financojë pjesën më të madhe të projekteve, ndërsa qeveria vetëm 10 përqind të tyre.
Elona Gjylmi