Viktimat e droges 24-vjecari shkaterron pasurine e tij
Një 24 vjeçar që katër vjetët e fundit të jetës së tij i ka kaluar nën efektin e drogërave nga më të lehtat deri tek më të fortat rrëfen se si treti një pasuri të madhe të trashëguar të familjes së tij për të siguruar heroinën. Djali i vetëm i një familje intelektuale tashmë prej katër muajsh i shëruar nga kjo sëmundje, u bën apel bashkëmoshatarëve përdorues të drogës të largohen nga kjo rrugë. Falë këmbënguljes së familjes dhe mjekimit me metadon 24 vjecari prej katër muajsh është rikthyer në jetesën normale.
“Isha djalë i vetëm dhe përkëdhelitë ndikojnë dhe kështu nisi. Edhe nga shoqëria e keqe. Unë e siguroja me anë të të ardhurave të familjes, ndërsa të tjerët sigurisht që do të vidhnin apo…Ka shumë mënyra, zgjidhja gjendet. Është e detyrueshme ta gjesh. Pas dy vjetësh përdorim, arriti kulmi. Nuk logjikoja, shkriva gjithë pasurinë. Nuk doja t’ia dija për familjen, vetëm drogën. Kam shitur edhe shtëpinë, makinën e shumë të tjera”-thotë ai.
Duke jetuar prej katër vjetësh mes të droguarve i riu korçar bën të ditur se numri i përdoruesve në Korçë është shumë më shumë se 500, që është shifra zyrtare e përdoruesve të drogës. Pak kohë më pare, drejtuesit e shëndetit në Korçë dhanë alarmin për uljen e moshës së përdoruesve të drogërave në këtë qark. Aktualisht në qendrën e rehabilitimit të përdoruesve të drogës në Korçë po trajtohen 80 persona.
Jorgjeta Gjançi