Ndryshojnë kombësinë nga shqiptare në greke, katër persona nën hetim
Policia e Korçës bëri me dije se ka vënë nën hetim katër persona, të cilat akuzohen se kanë falsifikuar kombësinë nga shqiptare në greke.
Nën hetim shtetasit Ilia Janko nga Drenova, Dhionis Diamanti nga Dishnica dhe bashkëshortët Kosta dhe M. Braciani përkatësisht 51 dhe 46 vjeç.
Burime praën policisë së Korçës bënë me dije se këta të fundit dyshohet se e kanë ndryshuar kombësinë për efekt dokumentacioni.
Ky fenomen ka qenë i pranishëm me vite në vendin tonë, por këto kohët e fundit është denoncuar fort nga ana e kreut të KLD-së, Kreshnik Spahiu dhe nga Aleanca Kuq e Zi.