E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojne listat: Universitetet, fituesit e rinj për çdo degë

Ministria e Arsimit publikon emrat e fituesve për fazën e dytë të regjistrimeve. Formulari A3, pas datës 15 tetor.

MASH: Dokumentet që duhen për t’u regjistruar.

Shpallet lista përfundimtare e fituesve në shkollat e larta publike. Me spostimin e emrave, një pjesë e kandidatëve janë ngjitur në një preferencë më të lartë, të tjerë kanë mbetur fitues në po të njëjtën degë. Kjo listë u ka dhënë shans edhe kandidatëve të cilët në listën e mëparshme nuk janë shpallur fitues në asnjë preferencë. Të gjithë duhet të kontrollojnë kodet personale të tyre për të parë ndryshimet. Gazeta boton të plotë listat me emrat e fituesve. Ministria e Arsimit bëri me dije edhe procedurat e regjistrimit në fakultete. “Njoftojmë të gjithë fituesit se tashmë janë të regjistruar në programet ku janë shpallur fitues sipas kësaj liste dhe nuk kanë nevojë të regjistrohen përsëri. Ata dorëzojnë brenda javës së parë të vijimit të studimeve pranë sekretarive mësimore një sërë dokumentesh”, sqaron MASH. Çdo kandidat duhet të ketë me vete dy fotografi, fotokopjen e dokumentit të identifikimit (letërnjoftimit ose pasaportës biometrike) dhe mandatpagesën prej 1.600 lekësh, që është tarifa e regjistrimit. Këto procedura ata do t’i bëjnë pas nisjes së vitit akademik më 8 tetor.  Sipas MASH, për të gjithë ata që nuk e kanë gjetur emrin në këto lista, do të ketë edhe një mundësi tjetër, që është formulari A3. Drejtuesit e AKP-së kanë deklaruar se ky formular do të jetë gati rreth datës 15 tetor. Në të, do të përfshihen të gjitha degët ku kanë mbetur kuota të lira, dhe ato programe që nuk janë zgjedhur nga maturantët gjatë plotësimit të formularit A2. Vetëm në këto degë ka rreth 3000 vende bosh. Formularin A3 do ta plotësojnë vetëm ata kandidatë, të cilët nuk kanë mundur të fitojnë një shkollë të lartë.

(Listën e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›