Ministria e Mbrojtjes: Shitblerja e armeve e ligjshme dhe e monitoruar Eva Gjura
Vijon debati mes opozites dhe Ministrise se Mbrojtjes per shitjen e armeve. Opozita nepermjet deputetit Erjon Brace ka akuzuar serish Ministrin e Mbrojtjes per shitje te municioneve, nderkohe qe vete Ministria e Mbrojtjes i ka hedhur poshte keto akuza, duke i quajtur thjeshte deklarata te tipit komunist, sepse shitja e municioneve eshte bere konform ligjit per shitjen dhe blerjen e armeve. Me ane te zedheneses se ketij dikasteri, Ministria e Mbrojtjes i ka kerkuar zoti Brace, si deputet dhe si mbrojtes i pretenduar i ligjit, te denoncoje bashkepunetoret e tij, publikisht dhe ne organet perkatese.
"Ju i dispononi ato dokumente ne rruge anti-ligjore. Denonconi mjetet me te cilat ke arritur te disponosh ato dokumente. Meqe kerkon respektimin e ligjit, behu pjese e luftes per vendosjen e ligjit, dhe jo bashkepunetor ne veprimtari antiligjore. Bazuar ne ligj, kontratat e shitblerjes se armeve jane te klasifikuara" thuhet ne deklaraten e Ministrise se Mbrojtjes. Duke iu drejtuar deputetit Brace, Ministria e Mbrojtjes i kujton se deklaratat e tij jane ne dhunim te plote te ligjit. Duke kembengulur se ministria po heq mbetjet e komunizmit nga ushtria, zedhenesja e ketij institucioni i kujton deputetit te PS-se se, "ju zoti Brace e dini fare mire se cfare jane plehrat e komunizmit, dhe po ju deklarojme se Ministria e Mbrojtjes eshte e vendosur deri ne fund per ti pastruar ato. Jane ato plehra qe i kane marre frymen ushtrise shqiptare ne keto 20 vjet. Ne do ti pastrojme per ti dhene kesaj ushtrie frymemarrjen e duhur dhe imazhin e ushtrise euroatlantike". Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes ka theksuar me tej se, deputeti Brace nuk bind dot askend me ngritjen e rrezikut malazez ndaj Shqiperise. Sipas Ministrise se Mbrojtjes, kjo eshte propagande tipike komuniste dhe perfaqesuese e atyre plehrave te komunizmit qe folem me lart. "Shitja e armeve dhe municioneve, per aq sa lejon ligji, eshte i deklaruar, publik dhe i monitoruar nga OKB, BE dhe OSBE. Shqiperia ka nje rekord te paster ne kete veprimtari. Njollat qe Partia Socialiste eshte perpjekur ti vendose tregtise se ligjshme te armeve, ne fakt eshte nje sabotim, i cili per fat te keq, ne vitin 2011 i ka ulur te ardhurat me 50 perqind", u shpreh zedhenesja e Ministrise se Mbrojtjes. Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes dhe Ministri i Mbrojtjes, kane bere te ditur se jane te vendosur tu pergjigjet per cdo dokument qe mban firmen e tij, edhe sikur te supozojme se dokumentet qe Brace paraqet jane te vertete, pasi cdo dokument i firmosur nga ai eshte teresisht ligjor.
Informimi opinionit
Ministria e Mbrojtjes i ka bere te ditur opinionit publik, se te gjitha armet dhe municionet qe jane shitur nga Ministria e Mbrojtjes pergjate kesaj periudhe, jane shitur me cmim me te larte se ne kohen kur kete Ministri e drejtonte PS, pavaresisht se ato jane amortizuar me kalimin e viteve. Per ministrise ky eshte respekti ndaj pasurise kombetare.