Ndryshojnë procedurat për shërbimin e funeraleve
Dokumentet që duhet të dorëzojnë familjarët para dhe pas ceremonisë. Rregullat që do të zbatohen edhe për rastet kur shqiptarët vdesin jashtë
Emanuela Sako
Ligji për shërbimin funeral ka pësuar disa ndryshime për përballimin e shpenzimeve të shërbimit të varrimit për shtetasit shqiptarë që vdesin brenda dhe jashtë vendit. Tashmë familjarët, të cilëve u ka ndodhur një fatkeqësi, duhet të përballen me rregullat e reja që kanë vendosur autoritetet. Kështu, përsa i përket pagesës së shpenzimeve të varrimit, ajo bëhet në emër të njërit prej familjarëve të personit që ka humbur jetën. Ai është i detyruar të paraqesë pranë agjencisë së Sigurimeve Shoqërore të Rrethit certifikatën e vdekjes, faturën e funeralit ose ndonjë vërtetim nga kryeplaku i fshatit dhe një kërkesë të thjeshtë për të tërhequr faturën e shpenzimeve të varrimit, ku cilësohet edhe relacioni me personin e vdekur. Kështu, në bazë të procedurave të reja, në bazë të këtyre dokumenteve nga drejtoritë rajonale ose ALSSH-ja, do të hartohet çdo muaj urdhërpagesa e listuar në dy kopje nga të cilat një kopje kalohet zyrtarisht në qendrën paguese dhe një kopje së bashku me dokumentet e tjera qëndron e arkivuar në zyrën e financës së rajonit apo agjencisë. Ndërkohë, urdhërpagesa e listuar bëhet e vlefshme për të autorizuar shpenzimet e varrimit nga qendrat paguese vetëm pasi të nënshkruhet nga KD-ja e financës e drejtori i Drejtorisë Rajonale ose personat e autorizuar në ALSSH dhe më pas i vendoset edhe vula. Dërgimi i urdhërpagesës së listuar për t’u paguar nga qendra paguese e Postës Shqiptare bëhet në mënyrë protokollare dhe vetëm nëpërmjet filialit apo degës së Postës Shqiptare. Kështu, urdhërpagesa plotësohet në fund të muajit mbi bazë të dokumenteve dhe dërgohet për pagesë në datën 1 të muajit pasardhës.
Pagesa
Pagesa e shpenzimeve do të evidentohet në një listë-pagesë, e cila është dokument bazë që vërteton pagesën. Ajo plotësohet në dy kopje, nga të cilat një vjen zyrtarisht nga qendra e pagesës në zyrën e financës së Sigurimeve Shoqërore dhe shërben si dokument financiar për evidentimin në kontabilitet të pagesës së kryer. Kështu, sipas rregullave të reja, procedurat e kontrollit të rakordimit të financimeve paradhënie e përfundimtare dhe ato të kontabilitetit janë të njëjta si për pagesën e pensioneve. Me këtë rregullore të re tashmë shpenzimet e kryera për funeralin do të evidentohen në kontabilitet në nënllogarinë e 60.600.09 për shpenzime të shërbimit funeral. Ndërsa në raportin fiskal të muajit ato do të evidentohen së bashku me programet e tjera në nënllogarinë 60606.09. Pagesat e kryera nga qendra paguese do të ballafaqohen çdo muaj me urdhërpagesën e listuar që iu është dërguar, duke evidentuar rastet e papaguara. Këto raste, pasi të krahasohen edhe me listën e shpenzimeve të varrimit të papaguara që dërgohen nga qendra e pagesës, do të evidentohen në urdhërpagesën e listuar të muajit pasardhës. Ndërsa marrëdhëniet mes zyrës së pagesës, filialet dhe degët e Postës Shqiptare, procedurat janë të përcaktuara në një marrëveshje të posaçme. Shpenzimet e varrimit që nuk janë likuiduar brenda periudhës së 2007-s, do të likuidohen me fondet e akorduara për vitin 2008 nga buxheti i ISKSH-së. Në këto raste përfituesi duhet të paraqesë një dokument nga njësia e pushtetit vendor që të vërtetojë moskryerjen e pagesës.
Shërbimi i varrimit
Pranë çdo bashkie ose komune funksionon shërbimi i varrimit. Përgjegjësi i këtij shërbimi merr në dorëzim dhe ruan për çdo varrim lejen e varrimit, të lëshuar nga zyrat e gjendjes civile pranë bashkisë ose komunës. Ndalohet kryerja e varrimeve pa lejen përkatëse. Në rastet kur vdekja ndodh në ditët e pushimeve dhe nuk mund të sigurohet leja e varrimit, përgjegjësi i shërbimit kërkon dokumentet që vërtetojnë vdekjen, në përputhje me nenin 51 të Ligjit nr. 8950, datë 10.10.2002 “Për gjendjen civile” dhe me këto dokumente bën deklarimin e vdekjes në zyrën e gjendjes civile në ditën e parë të punës. Ndërkohë që çdo shërbim varrimi regjistrohet në dy regjistra të njëjtë, numri i faqeve të të cilave vërtetohet nga kryetari ose sekretari i bashkisë apo komunës. Në regjistër shënohen varrimet që janë kryer, duke saktësuar emrin, mbiemrin, moshën, vendin dhe datën e lindjes (siç rezulton nga leja e varrimit), vitin, ditën dhe orën e varrimit, numrin e gurit të varrit dhe numrin rendor të faturës së varrimit. Po kështu, brenda këtij regjistri shënohet çdo ndryshim që ka ndodhur si pasojë e zhvarrosjeve. Regjistri nënshkruhet në çdo fletë nga përgjegjësi i shërbimit. Modeli i tij përcaktohet në udhëzimin e ministrit që mbulon veprimtarinë e shërbimeve publike.
Shërbimi i varrimit
1. Pranë çdo bashkie ose komune funksionon shërbimi i varrimit. Përgjegjësi i këtij shërbimi merr në dorëzim dhe ruan për çdo varrim lejen e varrimit, të lëshuar nga zyrat e gjendjes civile pranë bashkisë ose komunës. Ndalohet kryerja e varrimeve pa lejen përkatëse.
2.Kur vdekja ndodh në ditët e pushimeve dhe nuk mund të sigurohet leja e varrimit, përgjegjësi i shërbimit kërkon dokumentet që vërtetojnë vdekjen, në përputhje me nenin 51 të Ligjit nr.8950, datë 10.10.2002 “Për gjendjen civile” dhe me këto dokumente bën deklarimin e vdekjes në zyrën e gjendjes civile në ditën e parë të punës.
3. Çdo shërbim varrimi regjistrohet në dy regjistra të njëjtë, numri i faqeve të të cilave vërtetohet nga kryetari ose sekretari i bashkisë apo komunës. Në regjistër shënohen:
a) varrimet që janë kryer, duke saktësuar emrin, mbiemrin, moshën, vendin dhe datën e lindjes (siç rezulton nga leja e varrimit), vitin, ditën dhe orën e varrimit, numrin e gurit të varrit dhe numrin rendor të faturës së varrimit;
b) çdo ndryshim që ka ndodhur si pasojë e zhvarrosjeve.
Regjistri nënshkruhet në çdo fletë nga përgjegjësi i shërbimit. Modeli i tij përcaktohet në udhëzimin e ministrit që mbulon veprimtarinë e shërbimeve publike.
4. Njëra prej kopjeve të regjistrit dorëzohet çdo fund viti në arkivin e bashkisë ose komunës, ndërsa kopja tjetër mbetet në ruajtje pranë shërbimit të varrimit.
5. Rakordimi i regjistrave me zyrat e gjendjes civile bëhet çdo tremujor.
6. Regjistrat e përmendur në pikën 3 të këtij neni paraqiten pranë organeve të kontrollit të njësisë vendore pas çdo kërkese të tyre.
Administrimi i varrezave
1. Çdo bashki ose komunë duhet të ketë të paktën një varrezë. Toka e caktuar për ndërtimin e varrezave është pronë publike.
2. Komunat, që përfshijnë disa fshatra, në të cilat transporti i kufomave deri në qendër të komunës nuk është i lehtë, për shkak të vështirësive të komunikacionit, duhet të kenë varreza të veçanta për këto fshatra.
3. Komunat e vogla mund të kenë një varrezë të përbashkët vetëm në qoftë se janë fqinje me njëra – tjetrën. Në këtë rast, me marrëveshje të përbashkët, shpenzimet për shërbimin dhe mirëmbajtjen e varrezave shpërndahen ndërmjet komunave, në bazë të të dhënave të popullsisë së tyre.
4. Mbështetur në Ligjin nr.8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e organeve të pushtetit vendor” bashkia ose komuna sigurojnë mirëmbajtjen, rregullin dhe ruajtjen e varrezave dhe kur varreza është e përbashkët këtë detyrë e kryen komuna ku ndodhet varreza. Këto veprime kryhen nga ndërmarrja publike vendore ose nga një shoqëri private e licencuar, sipas kritereve të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e shërbimeve publike.
5. Zyrat përgjegjëse të bashkisë ose komunës duhet të jenë të pajisura me një planimetri me shkallë 1 : 5000 të varrezave ekzistuese, e shtrirë në zonën rrethuese të tyre. Planimetria duhet të azhurnohet çdo vit, duke pasqyruar në të të gjitha ndryshimet e kryera.
6. Bashkia ose komuna, për administrimin e varrezave, bashkëpunon edhe me komunitetet fetare.
Transportimi i kufomave për dhe nga jashtë shtetit
1. Kufomat, që transportohen për dhe nga jashtë shtetit, duhet të jenë të shoqëruara nga një dokument i veçantë. Ky dokument lëshohet nga prefekti, për kufomat që nxirren nga territori shtetëror dhe nga autoriteti përgjegjës i shtetit nga sillet kufoma, për kufomat që hyjnë në territorin shtetëror.
2. Për futjen në vend të kufomave, që vijnë nga shtetet e tjera, i interesuari për transportimin e kufomës duhet të paraqesë, nëpërmjet autoriteteve përkatëse ose personalisht, në autoritetin konsullor shqiptar, në shtetin ku ka ndodhur vdekja:
a) kërkesën për lejen e transportimit të kufomës për në Shqipëri;
b) certifikatën e vdekjes, të lëshuar nga autoritetet përgjegjëse;
c) certifikatën e organeve përgjegjëse, që vërteton se janë respektuar të gjitha kushtet sanitare për transportimin e kufomës.
Dokumentacioni i mësipërm paraqitet nga i interesuari me rrugë postare ose me faks.
Për shtetet ku Republika e Shqipërisë nuk ka përfaqësi diplomatike, kërkesa e mësipërme dërgohet në përfaqësinë, nga e cila mbulohet ai shtet.
3. Autoriteti konsullor shqiptar, pasi kontrollon rregullsinë e dokumentacionit të paraqitur dhe pasi bën verifikimin në autoritetet përkatëse që kanë lëshuar dokumentet e mësipërme, lëshon lejen për futjen e kufomës në Republikën e Shqipërisë. Leja i lëshohet drejtpërdrejt të interesuarit dhe autoritetit përkatës me postë ose me faks. Autoriteti konsullor shqiptar njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme, ministrinë që mbulon veprimtarinë e shërbimeve publike dhe prefektin e qarkut ose kryetarin e njësisë vendore ku do të çohet kufoma.
4. Për ekstradimin nga vendi të kufomave për në një shtet tjetër, i interesuari duhet t’i drejtojë një kërkesë prefektit të qarkut, ku ndodhet kufoma, të shoqëruar me dokumentet e mëposhtme:
a) miratimin për futjen e kufomës nga autoriteti konsullor i shtetit, në të cilin do të çohet kufoma;
b) certifikatën e organeve shëndetësore përgjegjëse, ku vërtetohet se janë respektuar të gjitha kushtet sanitare për transportimin e kufomës.
5. Prefekti, pasi merr kërkesën, të shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm, lëshon autorizimin, duke njoftuar prefektin e qarkut të pikës kufitare nga do të kalojë kufoma.
6. Masa e shpenzimeve, procedura që do të ndiqet, institucioni që do të ngarkohet për përballimin e shpenzimeve të varrimit, për shtetasit shqiptarë që vdesin jashtë vendit, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
27 Maj 2008