Paratë e ARMO-s, tani për Durrës-Kukës dhe uljen e borxhit
Financat, 10 miliardë lekë për buxhetin suplementar. Buxheti i ri do të jetë në vlerën 25 miliardë lekë
Ervin Koçi
Privatizimi i kompanisë së përpunimit të naftës, “ARMO”, i ka dhënë mundësinë qeverisë që të rrisë shumën që do të përdorë në buxhetin suplementar (shtesë). Një pjesë e të ardhurave nga privatizimi i kompanisë shtetërore të naftës “ARMO” do të përdoren për rrugën “Durrës-Kukës”. Ky lajm është bërë i ditur nga zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, i cili tha dje se paratë e këtij privatizimi do të përfshihen në buxhetin suplementar që do t’i paraqitet për miratim parlamentit në fund të muajit qershor. “Buxheti shtesë parashikohet të ketë një vlerë prej 25 miliardë lekësh, nga të cilat 15 miliardë do të jenë nga tejkalimi i të ardhurave tatimore dhe doganore, ndërsa pjesa tjetër nga privatizimi i ARMO-s”, - ka deklaruar zëvendësministri Shehu. Sipas tij, 50 për qind e të ardhurave nga shitja e kësaj kompanie do të përdoren për uljen e deficitit buxhetor, ndërsa gjysma tjetër do të shkojnë për investime në rrugë. Prioritet me gati 90 për qind të shumës që do të destinohet për investime, do të ketë rruga “Durrës-Kukës”. Misioni i FMN-së, i cili ndodhej në Shqipëri pak ditë më parë, theksoi se qeveria shqiptare duhet të tregojë kujdes për mos tejkalimin e kostove të kësaj rruge, pasi në të kundërt, pasojat do të ndiheshin në ekonomi.
Shpërndarja e buxhetit
Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, në prononcimin për mediat është shprehur se, të ardhurat nga privatizimi i ARMO-s do të shkojnë kryesisht për financimin e rrjetit rrugor. “Do të ndiqet e njëjta rrugë si vitin e kaluar me Albtelekomin. Nga të ardhurat prej 125 milionë eurosh ose rreth 13 miliardë lekë, gjysma do të shkojnë për investimet, të destinuara kryesisht për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë në shërbim të borxhit publik, me synim ujem e tij”, - tha Shehu. Përsa u përket të dhënave konkrete se ku do të shkojë i gjithë buxheti shtesë, zëvendësministri i Financave tha se, “ende nuk ka nisur puna për hartimin e buxhetit, për shkak se ministritë e tjera nuk kanë paraqitur ende kërkesat e tyre të shoqëruara me projekte”. Sikurse ndodhi vitin e kaluar, ku projektit rrugor “Rrëshen-Kalimash” iu dha gjysma e buxhetit të shtetit, rreth 7 miliardë lekë, për këtë vit, sipas Shehut, nuk dihet ende shuma e saktë se sa do të marrë ky aks. Pavarësisht kësaj, Shehu garanton se pjesa më e madhe buxhetit suplementar do t‘i shkojë MPPTT-së, duke qenë se prioritet i qeverisë mbeten projektet infrastrukturore.
Ministria e Ekonomisë
Sipas ligjit për privatizimet, në mbështetje të vendimit mbi përdorimin e të ardhurave nga privatizimi i ARMO-s, një pjesë nga vlera e shitjes do të shkojë për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Kështu, sipas vendimit të qeverisë, nga të ardhurat e shitjes së 85 për qind të aksioneve, rasti konkret 125 milionë euro, 10 për qind prej tyre shkojnë për Ministrinë e Ekonomisë, ose e kthyer në vlerë monetare janë rreth 12 milionë e 500 mijë euro. Këto para Ministria do t‘i përdorë për çështje të ndryshme, ku mbi të gjitha do të paguhet konsulenti i huaj, i cili ofroi përvojën në realizimin me sukses të privatizimit. Nisur nga kjo, kompania konsulente do të marrë 3 për qind nga diferenca e krijuar mes çmimit fillestar dhe atij final, në varësi të shumës.
Rritja e pagave dhe pensioneve
I. Rritja në korrik 2007
1. 20-25 për qind rritje e pagave të Arsimit dhe Shëndetësisë
2. 8-10 për qind pagat e nivelit mesatar
3. 5 për qind pensionet e larta
4. 10 për qind pensionet e fshatit
II. Rritja në korrik 2008
1. 10-17 për qind rritje e pagave të Arsimit dhe Shëndetësisë
2. 5 për qind rritja e pagave të larta
3. 10-15 për qind rritje për pensionet e fshatit
4. 8-10 për qind rritje për pensionet e qytetit
27 Maj 2008