E Shtunë, 31 Tetor 2026

MTRKS-ja, trofe për 14 sportistë

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve nderoi me trofe 14 sportistë shqiptarë të disiplinave të ndryshme për kontributin e tyre në sport. Ministri Ferdinand Xhaferri veçoi në fjalën e tij midis të tjerave sportin e peshëngritjes, që gjatë vitit 2009 arriti të marrë në total 34 medalje (ari, argjendi dhe bronzi), dhe në mënyrë të veçantë shtangisten Romela Begaj, “si të vetmen vajzë shqiptare me rezultatet më të larta sportive të të gjithë kohërave”.

Fituesit e trofeve

1- ROMELA BEGAJ, PESHENGRITJE
Kampionia shqiptare, krenaria e sportit të peshëngritjes, fituese e medaljeve të arta, në aktivitetet ndërkombëtare.

2- ERKAND QERIMAJ, PESHENGRITJE
Mbetet një ndër sportistë elitarë të sportit kombëtar, edhe ky në sportin peshëngritjes.

3- MAJLINDA KELMENDI, XHUDO
Në Kampionatin Europian të Xhudos Junior të zhvilluar në Jerevan të Armenisë fitoi medaljen e artë.

4- ELIS BAKAJ, FUTBOLLIST
Fitues i “Këpucës së Artë” dhënë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

5- SARA ABDULLAI, NOTARE
Vetëm 14 vjeçe, notarja nga Kosova ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në garat ndërkombëtare.

6- ERVIS TABAKU, PESHENGRITJE
Kampion i peshës 85 kg, një ndër talentet dhe sportistët me perspektivë.
7- ERKAND KARAJ, BASKETBOLLIST
Një ndër basketbollistët më cilësore, i dalluar në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare.

8- MARSEL SERRMI, BOKS
Medalje ari në turneun ndërkombëtar “Gongu i artë” në Maqedoni, medalje argjendi në Rijeka.

9- SERXHIO SINA, BOKS
Është shpallur fitues i Kupës së Republikës, duke u cilësuar si boksieri më i dalluar i turneut.

10- MIGENA PLASA, BASKETBOLLISTE
Sportiste e nivelit te larte, përfaqësuese e basketbollit vlonjat, me tradita ne basketbollin për vajza.

11- KLEDA SHKURTI, VOLEJBOLLISTE
Protagoniste kryesore ne shpalljen kampion te Tiranës, volejbolliste me rendiment te lartë.

12- KLODIAN KASA, VOLEJBOLLIST
Kapiten i ekipit përfaqësues, tullar me klubin Studentit, kampion prej disa vitesh në Shqipëri.

13- GJERGJI MUZAKA, FUTBOLLIST
Një nder futbollistët më të spikatur gjatë sezonit 2009, duke shprehur vlera në lojë.

14- ERJON TOLA, SKI
I vetmi sportist i kualifikuar për në Lojërat Olimpike Dimërore, që zhvillohen në Vankuver në Kanada.

24 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›