E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, KQZ miraton rezultatet për 18 komuna

Kështu, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në 8 komuna, në Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë, Rahovec, Vushtrri dhe Malishevë.Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 5 komuna: Istog, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq dhe Podujevë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës radhitet si forca e tretë me fitoret e arritura në Pejë, Suharekë dhe Junik. Në Shtërpce është shpallur fitues kandidati i Partisë Liberale Serbe, ndërsa në Han të Elezit shpallet fitues kandidati i pavarur, Refki Suma.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka bërë gati planin operacional për raundin e tretë që do të zhvillohet në dy komuna, në Prizren dhe Lipjan. Por, nuk dihet ende data e zgjedhjeve për kryetarë të këtyre komunave.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›