E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Nuk do të ketë ndryshime në qeveri

Lidhur me informacionet për përforcim të përfaqësisë diplomatike në Bruksel, kryeministri tha se kjo është nevojë, e cila është dashur edhe më parë të realizohet."Në dy vitet e fundit në mënyrë konstante dhe graduale filluam me përforcim. Ministria e Bujqësisë tashmë dërgoi përfaqësues të vetin në Bruksel, tani do të shkojnë edhe përfaqësues të tjerë dhe gradualisht e përforcojmë përfaqësinë tonë në Bruksel, duke u përgatitur për hapa të mëtejshme të ndërlidhura me negociatat për anëtarësim të plotfuqishëm në BE", deklaroi kryeministri Gruevski.I pyetur nëse me Greqinë, krahas për emrin bisedohet edhe për gjuhën, duke pasur parasysh atë që në KB në letërnjoftimin për Maqedoninë qëndron gjuha maqedonase, Gruevski tha se pala e Maqedonisë për këtë nuk negocion."Ne nuk negociojmë, por na kërkojnë ta ndërrojmë emrin dhe gjuhën dhe emrin e kombit, që e thonë dhe kërkojnë publikisht", shtoi kryeministri.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›