Ndryshon për herë të tretë projekti për bypass-in e Fierit
Ndryshon projekti i bypass-it që lidh autostradën Lushnjë-Fier me atë Levan-Vlorë. Edhe pse ka katër vjet që deklarohet nisja e punimeve për ndërtimin e këtij bypass-i, sërish gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve. Pas devijimit të zonës arkeologjike të Apolonisë dhe pas devijimit të projektit për impiantin e rigazifikimit që do të ndërtohet në pjesën perëndimore të Fierit, së fundi një projekt i ri është deklaruar për bypass-in që do të lidhë Myzeqenë me skajin më perëndimor të Shqipërisë, Vlorën.
Kryetari i Këshillit të Qarkut të Fierit, Luan Muçaj, në një prononcim për mediat është shprehur se nga informacionet që ka siguruar prej Ministrisë së Transporteve është informuar se projekti për ndërtimin e nyjës lidhëse të rrugës Lushnjë-Fier me atë Fier-Vlorë ka pësuar sërish ndryshime.
"Forma e prerë e ndryshimit të projektit do të miratohet nga qeveria, por në Ministrinë e Transporteve është vendosur dhe ka përfunduar së ndryshuari projekti i bypass-it. Ky i fundit është menduar që t‘i japë më tepër prioritet zonës më perëndimore të Fierit, pra bregdetit. Synimi konkret është zhvillimi i turizmit", është shprehur publikisht Luan Muçaj, kreu i Këshillit të Qarkut.
Muçaj nuk ka dhënë koordinata të gjurmës së saktë dhe të fundit të këtij bypass-i, por i ka dhënë më tepër rëndësi impaktit që do të ketë në turizëm ndërtimi i tij. Mendohet që rruga të kalojë nëpër toka bujqësore dhe vetëm në një segment të vogël, nëpër pyll.
Gjithashtu, nga kreu i Këshillit të Qarkut Fier mësohet se ndryshimi që Ministria e Transportit pretendon, ka përfunduar së studiuari. Madje, edhe projekti i këtij ndryshimi është në fazën e fundit të tij. Pritet që në ditët në vijim me këtë ndryshim të njihet edhe qeveria dhe kreu i saj, të cilët shpresohet ta miratojnë.
Ndryshimi i parë për bypass-in është kryer tre vjet më parë, atëherë kur u prezantua në Prefekturën e Fierit projekti në fjalë. Përpara përfaqësuesve të qeverisë dhe të Ministrisë së Transporteve, arkeologët e Fierit dhe drejtuesit e komunave Qendër e Dërmënas, kundërshtuan gjurmën e parë të projektit. Shkak i ndryshimit ka qenë prekja e parkut arkeologjik të Apolonisë nga gjurma e bypass-it. Në këtë rast, projekti u ndryshua dhe rruga u vendos të devijohej me tre kilometra. Ndryshimi i dytë u bë në fillim të këtij viti, pasi u pa se gjurma e rrugës që do të qarkojë Fierin kalonte nëpër tokën ku është planifikuar ndërtimi i një impianti të rigazifikimit.
Ndryshimi më i fundit, për të cilin flet kreu i Këshillit të Qarkut të Fierit, është i treti, edhe pse në terren asgjë konkrete nuk është kryer.
Ndërkohë, rruga e re që do të lidhë Fierin me Vlorën, në funksion të së cilës do të jetë edhe bypass-i në fjalë, është inauguruar disa herë deri tani, por në terren nuk duket asnjë përparim. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007, Kryeministri Sali Berisha ka premtuar ndërtim të shpejtë të këtij bypass-i. Më 14 shkurt të këtij viti, vetëm pak ditë pas mbylljes së fushatës elektorale, Kryeministri Berisha inauguroi fillimin e punimeve të autostradës Levan-Vlorë dhe asaj Levan-Tepelenë. Pas shiritit të prerë në këtë periudhë, mjetet teknologjike që ishin ditën e inaugurimit, u zhdukën nga vendi i punimeve. Berisha u rikthye për të prerë një shirit gjatë fushatës së fundit elektorale, asaj të qershorit 2009.