Ndryshon plani për financimet e huaja
Ishte parashikuar një fond prej 51 miliardë lekësh, që do të jepeshin nga donatorët. Por, në momentet e fundit, shifra ka ndryshuar, duke u reduktuar me 30 miliardë lekë. Qeveria është në dilemë për sa i takon burimit të financimit të rrugës Rrëshen-Kalimash. E gjithë vlera e investimeve në buxhetin 2009 llogaritet në rreth 90 miliardë lekë, ku plani ishte që rreth 51 miliardë lekë do të jepeshin kredi ose grante nga donatorët. Tashmë ky zë në buxhet është diku te 21 miliardë lekë, ndërsa qeveria është e detyruar që pjesën tjetër të investimit ta sigurojë nga burimet e brendshme.