E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stabiliteti bankar, BSH takim me FMN-në

Tregu bankar dhe sistemi ligjor në Shqipëri, në kushtet e krizës ekonomike, do të jetë thelbi i takimit që Departamenti Juridik pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar do të zhvillojë me Bankën e Shqipërisë. Lektorët e përzgjedhur nga FMN, janë ekspertë të njohur të fushës dhe do të trajtojnë nga pikëpamja ligjore krizën financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndikimin e saj në sistemin financiar botëror, me një fokus të veçantë në aspektet juridike të mbikëqyrjes bankare. Gjatë këtij takimi do të preken edhe tema të veçanta, si mbikëqyrja administrative dhe juridike dhe iniciativave ligjore etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›