E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Qafë-Prush arrestohet 68 vjeçari nga Dragashi, i kërkuar nga Gjermania

Kukes me 27 gusht: Një 68 vjeçar nga Dragashi është arrestuar nga policia kufitare në Qafë-Prushi të rrethit të Hasit, ndersa po kalonte nga Kosova për në Shqipëri. Muharrem Rrahmani, 68 vjeç nga Dragashi është arrestuar të ejten në oret e mbremjes në piken e kalimit kufitar të Qafë-Prushit të rrethit të Hasit pasi ishte shpallur  në kerkim  nderkombetar nga autoritetet Gjermane të Drejtësisë. Agron Baliaj, drejtor i Rajonit të Policisë Kufitare të Kukesit ka bërë të ditur  se “ndalimi i shtetasit nga Kosova është bërë pasi me datë 26.08.2010, në PKK Qafë-Prush të rrethit Has, gjatë kontrollit dhe regjistrimit në hyrje të shtetasve që hyjnë në territorin e Republikës Shqipërisë ka rezultuar person ne kerkim nderkombetar nga autoritetet Gjermane të Drejtësisë për Veprën Penale te ‘kryerjes së mardhënieve seksuale me dhunë” dhe “kërcënimit” të parashikuar nga nenet 177,241 dhe 53 të Kodit Penal Gjerman”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›