E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalohet një tentim kontrabandimi në Mitrovicë

Prishtinë 27 gusht – Njësitë antikontrabandë të Doganës se Kosovës kane parandaluar nje rast  tentim kontrabandimi ne Mitrovice.  Ne aksionin e vazhdueshëm kundër tregtisë  ilegale ne rajonin e Mitrovicës, mbrëmë rreth orës 19:30 ne urën kryesore te veriut, gjate patrullimit oficerët doganorë ndaluan një veture  me targa vendore  për kontroll rutinor.
Gjatë kontrollit oficerët zbuluan të kishte mall të fshehur në veturë. Pas kontrollit detaj të veturës është gjetur mall i ndryshëm sanitar (850 copë)  i fshehur ne vende te ndryshme te veturës.
Automjeti është përcjell ne terminalin doganor të Mitrovicës për detaje. Pala e dyshuar deklaron se malli është blere në  Serbi dhe nuk posedon faturë. Meqenëse pala tenton ta fus ne mënyre ilegale mallin në Kosovë, nuk posedonte asnjë dokument përkatës.         
Malli i zbuluar ndalet dhe iniciohet procedurës për kundërvajtje sipas Kodit Doganor dhe te Akcizave, ka njoftuar Adriatik Stavileci, nga Zyra për Informim e Doganave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›