Rrahje në mes dy familjeve në Vrellë të Lipjanit, gjashtë të arrestuar

Lipjan, 26 gusht – Dje në orën 08 e 10 minuta, në rrugën që lidhë fshatrat Vrellë – Magure , të nxitur nga një zënkë e mëherëshme ka ndodhur një rrahje masive në mes të dy familjeve të fshatit Vrellë të Komunës së Lipjanit.
Bazuar në rezultatet fillestare të hetimeve që hetuesit policor të stacionit policor të Lipjanit janë duke kryer lidhur me rastin, është ngritur dyshimi se rrahja ka filluar në momentin kur në rrugën e sipërcekur deri sa ishin duke lëvizur me veturën e tyre tre vëllezërit e familjes Zejnullahu janë takuar me të disa pjestarë të familjes Bajrami me ç’rast pas një fjalosje të çastit ka filluar rrahja.
Në rrahje janë përfshirë: Sh. Bajrami, Kosovar , 79 vjeç , I. Bajrami ( 46 ), N. Bajrami (41) , P. Bajrami ( 20), N. Zejnullahu (24 ) , Rr. Zejnullahu (19 ) dhe i mituri B . Zejnullahu (14).
Për shkak të lëndimeve të marra nga therrja me thikë N. Zejnullahu është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për t’iu nënshtruar trajtimit të nevojshëm mjekësor.
Marrë për bazë rezultatet e ekzaminimit të vendit të ngjarjes, verzionin e hetimit të ngritur nga rezultatet e veprimeve hetimore dhe atyre operative, ndaj të gjithë të dyshuarve përveç B. Zejnullahut, policia ka shqiptuar masën e arrestit policorë për t’i dërguar sot pranë Gjykatës së Qarkut për procesim të mëtejm të rastit, ka njoftuar
Rreshteri Policor, Agron Borovci , Zëdhënës rajonal i policisë.