E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugorët, aksion për gjobat e prapambetura

Rrugorët e Fierit, Ballshit dhe Lushnjës kanë nisur aksionin për mbledhjen e gjobave të prapambetura. Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe ka vijuar deri mesditën e djeshme. Në të tri rrethet e Qarkut të Fierit janë vendosur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qyteteve dhe brenda 5 orëve janë konstatuar me qindra automjete që kishin gjoba të prapambetura. Vetëm në qytetin e Fierit janë evidentuar më shumë se 70 automjete me gjoba të pashlyera, ndërsa në shkallë rrethi janë gjetur më shumë se 200 automjete. Ndërkohë, në qytetin e Lushnjës numri i automjeteve me gjoba të prapambetura shkon në afro 120 dhe në Ballsh numri i mjeteve me gjoba të mbartura shkon në afro 70 të tilla. Për të gjitha këto automjete policia ka aplikuar bllokimin e tyre deri në shlyerjen e gjobave.

Ma.Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›