Xhuvani dhe Koçi. Dy "Hyjnesha" për Shqipërinë
Përfundon edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë. "PriFilmFest" ka shpallur më të mirët mes pjesëmarrësve në konkurrim. Mes tyre edhe dy filmat shqiptarë "Lindje, Perëndim, Lindje" i regjisorit Gjerjg Xhuvani dhe "Koha e Kometës" i regjisorit Fatmir Koçi janë nderuar me çmime. Juria, e cila përbëhej nga Isa Qosja, regjisor dhe kryetar i jurisë, David Gothard, regjisor britanik, gjermani Marcel Maiga, organizator i festivaleve, Mira Staleva, zëvendësdrejtoreshë e Sofia International Film Festival dhe Saimir Kumbaro, regjisor nga Shqipëria, vlerësuan filmin e Xhuvanit me Çmimin Special të Jurisë dhe filmin e Koçit me Çmimin e Publikut.
Bosnja ka fituar çmimin për Filmin më të mirë me "Bora" të regjisores Aida Begiç, i cili trajton temën e të zhdukurve në luftën e Bosnjës. "Hyjnesha e Artë" për aktorin më të mirë iu dha aktorit Velibor Topiç, për interpretimin në filmin kroat "Të gjallët dhe të vdekurit", i cili gjithashtu trajton temën e luftës në Bosnjë. Ai kalon në dy linja paralele, njëra që ndodh gjatë luftës në Bosnjë në vitin 1993 dhe tjetra lidhet me Luftën e Dytë Botërore. "Hyjnesha e Artë" për aktoren më të mirë shkoi në Maqedoni, tek aktorja Labina Mitevska, e cila interpreton në filmin "Unë jam nga Titov Velez". Ky film mori po ashtu edhe një mirënjohje, që iu dha regjisores së filmit Teona Mitevska, e cila është njëkohësisht edhe motra e aktores më të mirë. Mes gjithë këtyre çmimeve të rrëmbyera prej kinematografisë ballkanase, një i vetëm i kaloi kufijtë e rajonit. "Hyjnesha e Artë" për regjinë më të mirë iu dha regjisorit Siddiq Barmak nga Afganistani. Tema mbi opiumin, si dhe mbi pushtimin amerikan të këtij shteti e kishte nxitur këtë regjisor të realizonte filmin "Lufta për opiumin".
Kosova, vendi organizator i kësaj veprimtarie kinematografike, nuk ka fituar asnjë çmim për faktin e thjeshtë, sepse asnjë film kosovar pjesëmarrës në festival nuk ka qenë në konkurrim. Pritej që nëse filmi "Gomarët e kufirit" do të realizohej në kohë, atëherë ai do të përfaqësonte Kosovën në këtë edicion të parë të "PriFilmFest". "PriFilmFest" u mbajt nga data 22 deri më 30 shtator. Gjatë kësaj kohe u shfaqën mbi 30 filma ku dhjetë prej tyre garuan për "Hyjneshat" e festivalit. Gjatë ditëve të festivalit morën pjesë rreth 40 të ftuar nga vende të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilëve të pranishëm për të paraqitur realizimet e tyre filmike. Ka qenë aktorja britanike, Vanessa Redgrave, fituese e çmimeve "Oskar" e "Golden Globe", njëkohësisht presidente e bordit të PriFilmFest, e cila çeli zyrtarisht festivalin. Ndërsa ka marrë pjesë edhe David Gothard, regjisor nga Anglia, Siddiq Barmak, regjisor nga Afganistani, i njohur me filmin "Osama", fitues i çmimit kryesor në Festivalin e Romës vitin e kaluar, regjisori gjerman, Hans Christian Schmid, aktorja shqiptare, Ornela Kapetani, e cila ka luajtur në filmin grek "Correction", ekipi nga Shqipëria me emrat e aktorëve të njohur si: Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Helidon Fino, Gentian Hazizi, pastaj piktori me prejardhje shqiptare, Omer Kaleshi, anëtar i bordit të festivalit, regjisori Saimir Kumbaro, si dhe shumë emra të tjerë.