E Diel, 1 Nëntor 2026

Në 2009-n Shqipëria me terminalin doganor më të madh në rajon



Në fund të vitit 2009 Shqipëria pritet të ketë një terminal të ri doganor, më i madhi ndër vendet e rajonit, që do të ngrihet në Qafën e Kasharit, një zonë në periferi të Tiranës. Deklarata është bërë nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili njoftoi disa ditë më parë gjatë një konference për shtyp se, "Ministria tashmë është drejt përfundimit të procedurave për ndërtimin e terminalit të ri doganor dhe shpresojmë që brenda vjeshtës të hapen të gjitha procedurat për ndërtimin e këtij terminali”. Sipërfaqja e këtij terminali të ri parashikohet të jetë 25 hektarë, një zonë e mjaftueshme kjo për të krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme për tregtimin e mallrave. Ndërsa pozicioni i tij do të favorizojë gërshetimin e transporteve hekurudhore dhe rrugore.

Mallrat e rezervave shtetërore, gati administrimi i ri

Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit do të jetë institucioni i ri që do të bëjë administrimin dhe shpërndarjen apo ruajtjen e mallrave rezervë dhe materialeve të tjera shtetërore në vend. Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin për krijimin dhe administrimin e mallrave rezervë dhe materialeve shtetërore.
Në vendim përcaktohen lista përbërëse e mallrave rezervë, në lloje dhe sasisë, e ndarë sipas grupeve, si dhe limiti minimal për secilin artikull. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit plotëson dhe siguron sasitë dhe nomenklaturën e mallrave rezervë shtetërore. Mallrat rezervë dhe materialet shtetërore, që nuk financohen nga buxheti i shtetit, në çdo kohë transferohen pa pagesë dhe u shiten nga Drejtoria, subjekteve shtetërore ose private, sipas miratimit të organit, që ka këtë kompetencë.

6 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›