Raportet e ndërkombëtarëve: “E vështirë të bësh biznes në Shqipëri”
Me gjithë perceptimin për uljen e korrupsionit, Shqipëria vazhdon të mbetet një terren i vështirë në aspektin ekonomik. Raporti i përvitshëm i agjencive të Bankës Botërore, “Doing Business”, Forumi Ekonomik Botëror, agjencitë e specializuara të Organizatës Botërore të Tregtisë, por edhe raportet monitoruese të Bashkimit Europian kanë konstatuar probleme të vazhdueshme. Parametrat e përcaktuar për të bërë biznes në vendin tonë, e rendisin Shqipërinë më të fundit në rajon. E njëjta gjendje është edhe për tregtinë. Liria ekonomike ende nuk është në parametrat e pretenduara nga qeveria Berisha, e cila ka ndërmarrë disa nisma si “Shqipëria 1 euro”, por që ende nuk kanë dhënë efekte konkrete në terrenin ekonomik të vendit tonë. Peshën më të rëndësishme e zënë investimet publike.
6 Gusht 2008