Në 2011 u zgjerua harta dhe volumi i eksporteve shqiptare me 33 për qind
18/01/2012 Ministri Ruli në analizë: Importet nivel më i ulët në 5- vjeçarin e fundit
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ka analizuar punën njëvjeçare të institucionit që ai drejton, ndërsa ka deklaruar se viti 2011 ka shënuar rritje të kënaqshme të eksporteve bujqësore dhe nivelin më i ulët për importet gjatë 5- vjeçarit të fundit. “Dinamikën e sektorit të bujqësisë e ilustron ecuria e eksporteve bujqësore. Eksportet paraqesin zgjerim dhe në total kemi rritje 33%, ku veç perimeve, bimëve medicinale, kemi tashmë fruta dhe sidomos eksportin e patates. Eksportet e prodhimeve blegtorale paraqesin rritje të mirë për këtë vit 38% dhe ajo që spikat është rritja e eksportit të mishit”, ka theksuar Ruli. Sipas Rulit, eksportet në 9-mujorin e parë të 2011 kanë kapur vlerën 8.3 miliardë lekë ose një rritje prej 29 për qind krahasuar me një vit më parë. Ndërsa importet tha ai, kanë pasur një rritje më të ulët, vetëm me 8 për qind. Ministri bëri të ditur se patatja u rrit me 6.6 herë, perimet me dy herë, bimët medicinale me 27 për qind. Sipas tij, tendencë rritje kanë shënuar eksportet e agroindustrisë, eksportet e peshkut të konservuar, perimet e konservuara dhe prodhimet e mishit. Si arritje u vlerësua dixhitalizimi i informacionit bujqësor, proces i nisur që gjatë vitit 2011, i cili do të vijojë të përforcohet gjatë vitit 2012. Në investimet e parashikuara veçohen ndërhyrje rehabilituese të shtretërve të lumenjve, digave dhe rezervuarëve. Për ujitjen dhe kullimin do të financohen nga buxheti i shtetit 1.2 miliardë lekë, ndërsa nga Banka Botërore për riskostruksionin e hidrovorëve në Shkodër e Lezhë do të ketë një financim me një vlerë prej 8 milionë dollarësh.