E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 2013-n, ujë të pijshëm pa ndërprerje

19/03/2009  Fier, ujësjellës sh.a së bashku me kompaninë gjermane hartojnë plan-biznesin 5-vjeçar

Do të investohen miliona lekë për përmirësimin e rrjetit të brendshëm dhe vënien e matësve

FIER- Shoqëria e ujësjellës-kanalizimeve në Fier dhe kompania gjermane kanë hartuar një plan biznesi për 5 vitet e ardhshme në Fier, çka do të ndikojë në përmirësimin e furnizimit të me ujë të pijshëm të këtij rrethi.

Plani

Shoqëria aksionere e ujësjellës-kanalizime sh. a. në bashkëpunim me kompaninë gjermane, të cilët kanë investuar në ndërmarrjen e ujësjellësit kanë paraqitur projekt-biznesin e tyre për perspektivën e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve fierakë. Shoqëria aksionere e ujësjellës-kanalizimeve sh. a. në Fier në bashkëpunim me kompaninë që ka vënë asistencën në këtë biznes, paraqitën ditën e djeshme plan-biznesin e tyre për një periudhë 5-vjeçare nga viti 2009-2013. Në këtë takim merrte pjesë drejtori i USAID-it për pushtetin vendor, kryetari i Bashkisë Fier, si dhe specialistë të kësaj shoqërie aksionere. Me gjithë përmirësimin e ndjeshëm të rrjetit të ujësjellësit, në prezantimin e plan-biznesit, u diskutuan edhe humbjet që ka kjo shoqëri. Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Agim Plepi, po mbushet gati një vit që furnizimi me ujë të pijshëm në masë të qytetarëve fierakë është përmirësuar ndjeshëm dhe mbulon gati 80% e territoreve të banuara me këtë furnizim. Gjithsesi edhe pse ky përmirësim me ujë të pijshëm në krahasim me vitet e kaluara që ka qenë problem, sërish nuk janë plotësuar disa objektiva. Një nga këto objektiva, sipas Plepit dhe përfaqësuesve të firmës gjermane, ka qenë ajo e shpërndarjes së matësve të ujit në të gjitha apartamentet ku ka konsumatorë të ujit të pijshëm. Sipas përfaqësuesve të kompanisë gjermane, rreth 29% e abonentëve janë të pajisur me matësit e ujit që konsumojnë. “Megjithë përmirësimin e dukshëm në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm, jo të gjitha objektivat e vëna për programin e përbashkët janë zbatuar”,-është thënë në raport. Kështu vetëm 29% e qytetarëve Fier, janë të pajisur me matësa. Në plan-biznesin e paraqitur për vitin 2010, 13 milionë euro do të investohen për përmirësimin e rrjetit të brendshëm dhe pajisjen e çdo abonenti me matësa, ndërsa në vitin 2012 parashikohen të investohen 12 milionë lek për rrjetin e kanalizimeve në të gjithë qytetin. Të gjitha investimet e kryera deri në vitin 2013 do të garantojnë furnizimin me ujë në të gjithë qytetin për rreth 30-40 vitet e ardhshme.

PLANI

Shoqëria aksionere e ujësjellës-kanalizime sh. a. në bashkëpunim me kompaninë gjermane, të cilët kanë investuar në ndërmarrjen e ujësjellësit kanë paraqitur projekt-biznesin e tyre për perspektivën e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve fierakë. Ata kanë hartuar dhe kanë paraqitur ditën e djeshme plan-biznesin e tyre për një periudhë 5-vjeçare nga viti 2009-2013.

FURNIZIMI

Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrjeve, Agim Plepi, po mbushet gati një vit që furnizimi me ujë të pijshëm në masë të qytetarëve fierakë është përmirësuar ndjeshëm dhe mbulon gati 80% e territoreve të banuara me këtë furnizim. Gjithsesi edhe pse ky përmirësim me ujë të pijshëm në krahasim me vitet e kaluara që ka qenë problem, sërish nuk janë vënë matësit në çdo familje.

PERSPEKTIVA

Në plan-biznesin e paraqitur për vitin 2010, 13 milionë euro do të investohen për përmirësimin e rrjetit të brendshëm dhe pajisjen e çdo abonenti me matësa, ndërsa në vitin 2012 parashikohen të investohen 12 milionë lek për rrjetin e kanalizimeve në të gjithë qytetin. Të gjitha investimet e kryera deri në 2013 do të garantojnë furnizimin me ujë në të gjithë qytetin për rreth 30-40 vitet e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›