Në gjykatë hidhet me gogla shorti për “Gërdecin”
19/03/2009 Pesë gjyqtarë zgjidhen si pjesë e trupës gjyqësore, përjashtohen dy të tjerë
Pritet faza e dytë, e cila është caktimi i ditës për fillimin e gjykimit
TIRANË- Hidhet shorti për dosjen “Gërdeci” në Gjykatën e Lartë. Për të përcaktuar pesëshen e gjyqtarëve, është dashur një kohë jo e shkurtër. Burime nga Gjykata e Lartë bëjnë të ditur se shorti është përcaktuar nëpërmjet goglave dhe ka zgjatur tre orë. Kjo për faktin se është përsëritur dy herë. Në bazë të shortit të hedhur u përcaktua që dosja, e cila mban emrin “Gërdeci” të merret në shqyrtim nga trupa gjyqësore e përbërë prej, Majlinda Andrea, relatore e çështjes, Evelina Qirjako, Evjeni Sinoimeri, Irma Bnala dhe Besnik Imeraj. Çështja për të cilën dje u hodh shorti në Gjykatën e Lartë u regjistrua më 6 datë 13.03.2009. Në dosjen voluminoze kanë emrat e tyre, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Ylli Pinari, Milah Delijorgji dhe shumë funksionar të tjerë në këtë dikaster. Janë një numër jo i vogël ushtarakësh që do të gjykohen për veprimet dhe mosveprimet e tyre, si pasojë e të cilave ka ardhur tragjedia e 15 marsit në Gërdec ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën me shumë se 300 të tjerë. Tragjedia solli edhe mjaft pasoja të tjera në të cilat përfshihen dëmet materiale. Qindra banorë në atë zonë që u godit nga shpërthimi i predhave dhe municioneve mbetën në qiell të hapur. Megjithatë, një vit pas kësaj tragjedie, Prokuroria pretendon se ka zbardhur të vërtetën dhe i kërkon Gjykatës së Lartë të nisë shqyrtimin gjyqësor. Dje u hodh shorti për të kaluar më pas në fazën e dytë që është caktimi i ditës për fillimin e gjykimit. Nga hedhja e shortit ishin të përjashtuar dy gjyqtarë; Gani Dizdari dhe Ardian Nuni. Sipas burimeve nga gjykata Gani Dizdari nuk mund të ishte pjesë e trupës gjyqësore për shkak se ka shqyrtuar masat e sigurimit. Ndërsa gjyqtari tjetër Ardian Nuni ndodhet jashtë vendit me shërbim. Katër nga të pandehurit e kësaj dosjeje janë në gjendje arresti, ndërsa pjesa tjetër do të shqyrtohen në gjendje të lirë. Në kurriz të të pandehurve rëndojnë disa akuza. “Vrasje masive” është një nga këto akuza, ndërkohë që shoqërohet me shpërdorimin e detyrës.