Ne 4 maj Mediu ne Gjykaten e Larte
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, nje prej te dyshuarve si pergjegjes per tragjedine e Gerdecit, do te ulet ne banken e te akuzuarve ne daten 4 maj. Gjykata e Larte ka percaktuar daten e nisjes se procesit penal ndaj 29 te pandehurve per shperthimin e fabrikes se çmontimit te municioneve ne Gerdec, ku gjeten vdekjen 26 persona dhe u plagosen 300 te tjere.
Dosja “Gerdeci” u dorezua per gjykim nga Prokuroria e Pergjithshme me 13 mars te ketij viti, vetem dy dite para se te mbushej nje vit nga ndodhja e tragjedise. Nen akuze jane vene 29 persona, mes tyre Fatmir Mediu, ish-minister i Mbrojtjes dhe deputeti republikan pa imunitet, disa ish-ushtarake te larte, ish-zyrtare te dikasterit te mbrojtjes, te cilet do te pergjigjen per akuzen e “shperdorimit te detyres”, apo “falsifikimit te dokumenteve”, ndersa Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli, dhe Sokol Ngjeci, , jane akuzuar per vrasje masive.