E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Banjë iu ndalet hovi plaçkitjeve të shtëpive

Nga Express më 24 prill 2011 në ora 18:35

Banorët e Banjës së Istogut ka kohë që janë duke u ballafaquar me thyeje dhe plaçkitje të shtëpive të tyre nga hajnit. Shënjestër e këtyre veprave kanë qenë shtëpitë e pabanuara, sidomos të atyre që punojnë në Perëndim. Por, falë shtimit të patrullimeve të vazhdueshme të policisë edhe gjatë natës, në Banjën turistike tashmë iu ka ndalur hovi thyerjeve dhe plaçkitjeve. Megjithatë tek shumë banorë të këtij vendbanimi turistik ende ka drojë nga thyerjet dhe plaçkitjet e shtëpive të tyre nga hajnit.

“Para një kohe në Banjë kemi pasur probleme të mëdha me hajna, të cilët gjatë natës thyenin dhe plaçkitnin shtëpi të shumta, kryesisht në shtëpitë e pronarëve që punojnë dhe jetojnë jashtë shteti”, thotë Bleard Kelmendi , duke shtuar se për mbrojtje të pasurisë së tyre në shumë lagje të Banjës qenë organizuar çdo natë edhe roje nate. Ndërsa tash roje të tilla organizohen rrallë, sepse policia ka shtuar patrullimet e veta në terren edhe gjatë natës. Ai pohon se pas angazhimit të policisë në ruajtje të rëndit dhe qetësisë edhe gjatë natës, banorët e Banjës flenë pak më rehat, por druajnë ende nga hajnitë e mundshme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›