Vritet kryebashkiaku i Kandaharit

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 17:00
Kryebashkiaku i Kandaharit, Ghulam Haidar Hameedi, ka mbetur i vrarë gjatë një shpërthimi në ndërtesën e bashkisë.
Atentati vetëvrasës ka shkaktuar gjithashtu shumë të plagosur, por autoritetet akoma nuk kanë një numër të saktë.
Ndërkohë, në një tjetër atentat po në Kandahar, ka mbetur i vdekur një fëmijë afgan dhe janë plagosur 9 persona të tjerë, mes të cilëve dy ushtarë.
Shpërthimi ndodhi kur një automjet ushtarak kaloi sipër materialit eksploziv, të vendosur në rrugë.