E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guinea-Bissau, rikonfirmon njohjen e Kosovës

Zv/kryeministri Behxhet Pacolli, i cili ndodhet në një turne lobues në Afrikë, ka zhvilluar të enjten një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Guinea-Bissau, Malam Bacai Sanha, i cili i ka rikonfirmuar atij, se institucionet e këtij shteti, e kanë proceduar deri në fund procesin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.
 

Deklarimet e fundit të zyrtarëve dhe mediave të Beogradit për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës apo ndalimin e procedimit të njohjes nga Guinea-Bissau, zv/kryeministri i parë Pacolli, i vlerëson si shpifje të ulëta dhe jodiplomatike.
 

Gjatë bisedës së zhvilluar me presidentin Sanha, Pacolli ka marrë garanci për mbështetje të pa rezervë për institucionet e Republikës së Kosovës nga Republika e Guinea Bissau.Ky lajm konfirmohet nga Zyra për shtyp e zv/kryeministrit Pacolli.
Presidenti i Guinea Bissau, i ka quajtur dezinformata, spekulimet e mediave serbe për tërheqje të njohjes nga Republika e Guinea Bissau, thuhet më tej në deklaratë. Ai ka thënë se vendi i tij e ka njohur Kosovën në përputhshmëri me vullnetin e popullit dhe institucioneve të Republikës së Guinea Bissau.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›