E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet me 3.5 % niveli bazë i së ardhurës nga papunësia

“Kjo e ardhur do të jetë 6 565 lekë në muaj. Bazuar mbi këtë nivel dhe bashkë me kompensimet që i jepen çdo përfituesi, përftimi mesatar shkon në rreth 8100 lekë në muaj”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Ministrave.

Efektet financiare do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, nga zëri “pagesa e papunësisë'.

Kjo rritje do të ndikojë në zbutjen e problemeve sociale të atyre që janë në proces trajtimi me pagesë papunësie, por edhe atyre që kanë hyrë së fundmi në këtë skemë mbështetjeje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›