Privatizimi i KESH-it, 4 kompani europiane në garë për OSSH-në
Çelet faza parakualifikuese për privatizimin e shpërndarjes. “ENEL”, “EVN”, “CEX” dhe “Energy Steimark” japin ofertat
Ervin Koçi
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nisi dje etapën e parë të fazës parakualifikuese të privatizimit të Operatorit të Shpërndarjes në KESH. Kompanitë e interesuara për këtë privatizim strategjik janë italiania “ENEL”, kompania zvicerane “EVN”, kompania çeke “CEZ” dhe kompania austriake “Energy Steimark”. Zëvendësministri i Ekonomisë, Energjetikës dhe Transporteve, Neritan Alibali, tha në lidhje me këtë proces se, pas kësaj faze 4 kompanitë do të merren në shqyrtim nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. “Nëse dokumentacioni dhe ofertat e kompanive do të rezultojnë të rregullta, atëherë do të kalohet në fazën përfundimtare të tenderit për privatizimin e OSSH-së”, - ka deklaruar Alibali. Tenderi për këtë privatizim është parashikuar për t’u zhvilluar në fillim të muajit shtator të këtij viti. Qeveria parashikon shitjen e 51-76 për qind të aksioneve të Divizionit të Shpërndarjes. Procesi i privatizimit të këtij divizioni është konsideruar i vështirë duke pasur parasysh se Operatori i Sistemit të Shpërndarjes numëron mbi 1 milion konsumatorë të energjisë elektrike, nga të cilat mbi 800 mijë janë konsumatorë familjarë. Por zëvendësministri i Ekonomisë, Alibali, e konsideroi këtë proces parakualifikues si tepër të suksesshëm. Ai tha se deri tani janë kontrolluar dokumentet dhe ofertat e dy kompanive, ndërsa do të merren në shqyrtim dhe dokumentet dhe ofertat e 2 kompanive të tjera.
Dokumentacioni
Sipas zëvendësministrit të METE-s, Neritan Alibali, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka nisur punën për verifikimin e dokumenteve që u dorëzuan nga 4 kompanitë e huaja, nëse ato i plotësojnë kriteret e përcaktuara në bazë të vendimit të Qeverisë, Nr. 487, datë 16.04.2008. “Raporti i Komisionit do t'i dorëzohet ministrit të METE-s, në datën 7 qershor”, - tha Alibali. Shpallja e kompanive që do të parakualifikohen do të bëhet në datën 9 qershor 2008, ndërsa në datën 16 të po këtij muaji, atyre do t'u dërgohen ftesa bashkë me draftin e kontratës së shitjes të paketës së aksioneve. “Këtë draft kontrate, do të firmosë kompania që do të fitojë tenderin për privatizimin e OSSH-së”, - tha Alibali. Për kompanitë që nuk do të përzgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kanë të drejtë që brenda 5 ditëve të ankimojnë pranë METE-s, që ka për detyrë që brenda 10 ditëve, të japë përgjigjen.
Procesi
Puna për privatizimin e OSSH-së ka një vit që ka nisur me konsulencën e IFC-së, me një kuadër të ri ligjor, i cili vendos rregullat e reja në një treg të liberalizuar me futjen e një operatori privat në sektorin e Shpërndarjes. Enti Rregullator i Energjisë, nga ana tjetër, plotësoi kuadrin ligjor me kontratat e furnizuesit publik, metodologjinë që përcakton tarifat kur operatori i shpërndarjes do të jetë privat etj. Në mars 2008 Kuvendi miratoi projektligjin “Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë anonime Operatori i Sistemit të Shpërndarjes”. Formula e privatizimit të aksioneve të Shpërndarjes parashikon jo më pak se 51 për qind dhe jo më shumë se 76 për qind të aksioneve të kapitalit që do t'u afrohet investitorëve strategjikë, të cilët duhet të jenë shoqëri, apo bashkim shoqërish, që zotërojnë garanci të nevojshme financiare dhe janë të specializuara në sektorin e energjisë. Paketa e aksioneve të kapitalit të mbetur të OST-së u afrohen ish-subjekteve të shpronësuara të truallit dhe të ndërtesave, mbi të cilat janë ndërtuar objektet e OSSH-së, si dhe punonjësve të OSSH-së, të cilët kanë qenë të punësuar që nga viti 1992 dhe duhet të kenë jo më pak se 5 vjet punë. Përveç ligjit për privatizimin e OSSH-së, janë përgatitur dhe dy projektligje të tjera, për “Modelin e ri të tregut të energjisë” dhe rishikimi i ligjit “Për energjinë elektrike”.
4 Qershor 2008