E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, nëna rigjen fëmijët pas 10 vitesh në pyll

 

Pas dhjetë vitesh në Francë, është rigjetur një baba i cili i kishte marrë ish-bashkëshortes së tij të dy djemtë, pasi Gjykata ia kishte besuar asaj pas divorcit. Ksavier Fortën, 52-vjeç, nuk kishte dalë kurrë nga Franca gjatë kësaj periudhe. Babai bashkë me të djemtë e tij kishte jetuar në një fshat të vogël në një pyll, pasi kishte ndryshuar identitet. Djemtë tashmë janë 18 dhe 17 vjeç dhe janë identifikuar falë fotove të përhapura nga e ëma që i kërkonte prej një dekade në të gjithë Francën. Fortën është arrestuar për rrëmbim minorenësh. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai i kishte mbajtur gjallë fëmijët e tij me të ardhura të pakta nga puna e agrikulturës. Madje, për të evituar se mund të zbulohej nuk i kishte dërguar kurrë në shkollë. Babai i kishte bindur djemtë e vegjël se nëna e tyre i kishte braktisur. Por pas dhjetë vitesh të gjata ata janë ritakuar, në një bashkim që është komentuar sa i dëshiruar aq edhe i vështirë nga pasiguria e së vërtetës. Ky makth kishte marrë fund pasi një person i kishte parë dhe i kishte njohur djemtë e më pas kishte raportuar në polici. Fortën ka shpjeguar më pas se i është dashur shpesh të ndryshojë shumë vendbanime e si rrjedhojë shumë identitete. Djemtë janë vizituar dhe kanë qenë në kushte të mira shëndetësore. Edhe miq të familjes së tre meshkujve dhe banorë të tjerë të fshatit të vogël kanë konfirmuar shëndetin e tyre të mirë gjatë të gjithë kësaj kohe. Të pyetur mbi dëshirat që kanë për të ardhmen, djemtë janë shprehur se nuk dëshirojnë të ndryshojnë jetesën e tyre, por i pëlqen ashtu siç është aktualisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›