E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Jeruzalemin e Montefiores jepen detaje për një qytet plot histori

14-12-2011 / “Los Angeles Times”

Studimi epik i Simon Montefiore Sebag rreth historisë se përgjakshme të Jeruzalemit nuk ngjall shumë besim në cilësitë civilizuese tё feve. Grumbulli i kufomave të akumuluara gjatë mileniumeve nga përndjekjet të kryera dhe rezistuara nga të tre besimet: Krishterimi, Islami dhe Judaizmi - tё cilat pretendonin se Jerusalemi do të jetë nё  lartësinë e duhur për të arritur në shtëpinё qiellore tё çdo feje. Çdokush qё ka qenё i irrituar nga bllokimi i procesit tё Paqes në Lindjen e Mesme bashkëkohore, mund të ndjejё një lloj ngushëllimi tё zymtë, duke marrё parasysh se Jeruzalemi ka qenë një pikë  kulminante për luftën globale, që nga koha e faraonëve egjiptiane rreth "dëshirave dhe kushteve tё perandorive", siç na thotë edhe Montefiore, "Akoma nuk ekziston asnjë vlerë strategjike". Montefiore përqafon paradokset e Jeruzalemit në vlerësimin e tij kronologjik, qё nё retrospektivë kërkon tё shmangё dhe tё hedhё poshtë një agjendë politike. Dhe ia del mbanë nё një mënyrë qё është për t’u admiruar, duke mbetur rigoroz, një arritje veçanërisht e rëndësishme, që nga koha e xhaxhait tё tij Moisi Montefiore; një financieri anglez, i cili ishte ndër hebrenjtë mё të pasur evropian, qё ju përkushtua  përmirësimeve tё kushteve tё tmerrshme, në të cilat jetonin hebrenjtë, qё nga koha e sundimit otoman gjatë shekullit XIX. Ashtu siç edhe xhaxhai, u shoqërua dhe u bё mik i familjeve tё fuqishme myslimane të Jeruzalemit, ndërsa po realizonte ndërtimin e objekteve për hebrenjtë e qytetit; nё tё njëjtën mënyrë edhe Montefiore vlerëson realitetin e “çrregullt” tё jetës në Jeruzalem, gjatë shekujve. Përshkrimi i Montefiores rreth tё tre besimeve, është i kufizuar nga veprimet e themeluesve dhe pasuesve tё tyre, tё nxjerra nё pah nga “bollëku” i burimeve primare dhe atyre tё analizuara nga tё tjerë, si edhe aftësive, me tё cilat ai i vë nё punё këto tё dhëna. "Detyra ime është të ndjek faktet, jo tё gjykojë misteret e feve të ndryshme", shkruan ai. Si autori i çmimit fitues për biografitë e Stalinit dhe Potemkinit, ai përdor të njëjtin fokus në jetën e individit, për të treguar kështu  historinë e Jeruzalemit edhe pse në këtë rast “përmasat e historisë” dhe karakteret zënë një vend mё tё madh dhe shtrihen në më shumë se 3.000 vjet. “Tregimi” kryesor fillon rreth 1000 vjet para Krishtit, me sundimin e Jeruzalemit nga Davidi, mbreti i bijve të Izraelit.
Jeruzalemi Hebre mbijetoi edhe pse i kaluar dorё mё dorё nga perandori të ndryshme, deri në ‘70 pas Krishtit, kur romakët shtypën një rebelim, shkatërruan Tempullin e dytë dhe e “shuan” qytetin, duke lënë vetëm muret mbajtëse tё Tempullit tё Malit, disa kulla, dhe një grumbull rrënojash tё mbetura nga koha e pushtuesve tё Jeruzalemit. Përshkrimi i hollësishëm i Montefiores rreth arkitekturës se  mëvonshme të qytetit na flet për një tempull pagan tё ngritur pikёrisht mbi shkëmbin ku Jezusi u kryqëzua, i zëvendësuar me vone nga kishat e krishtera pas konvertimit nga Konstandini, nё shekullin e katërt; duke vijuar me shekullin e shtatë dhe ndërtimin e xhamisë myslimane në Malin e Tempullit. Me këto tё dhëna dalim nё përfundimin se "shumica e shenjtërisë sё Jeruzalemit” ka qenë e huazuar ose e vjedhur, duke i përkitur kështu një tjetër feje. "Historia politike dhe sociale e Jeruzalemit është po aq e ndërlikuar. Pushtuesit e tij arabë toleruan kultin e  krishterë dhe hebre brenda kufijve të një ashpërsie tё luhatur, pelegrinë nga të tre besimet dynden nё qytet rreth shekullit tё XI. Kryqtarët ekzekutuan masakrat më barbare, që nga koha kur romakët pushtuan Jeruzalemin në vitin 1099, por klasa e të krishterëve në pushtet adoptoi shumë nga zakonet lindore. Saladini, nё emër tё Islamit pushtoi serish qytetin në vitin 1187, por luftërat midis ushtrive të krishtera, myslimanët dhe fuqitë barbare tё Tatarëve, reduktuan Jeruzalemin gjatё fillimeve tё shekullit XV, duke e shndërruar në një moçal tё ndotur. Montefiore e kalon shpejt këtë periudhë të “krimbur”, për të arritur në konsolidimin e Perandorisë Osmane, e cila krijoi një status quo që rezistoi, nga viti 1517 deri në fund të shekullit XIX. Sulejmani, sulltani otoman, kufizoi besimin e hebrenjve nё dyndjen e tyre në Jeruzalem, pas dëbimit të tyre nga Spanja, në një rrugë të ngushtë, e cila u bё e njohur si Muri i Vajtimit. Për arsye strategjike, ai i njohu katolikët perëndimorë si kujdestarët e faltoreve tё krishtera të qytetit, duke zemëruar kështu ortodoksët lokalë grekë. Rivaliteti mes të dy sekteve vijoi edhe gjatë tre shekujve pasues, saqë në vitin 1846 nё një betejë për tё “Premten e Mirë” la të vdekur rreth 40 përkrahës nё altarin e Kishës së Varrit të Shenjtë. Dallimi i dukshëm mes idealeve fetare dhe veprimet njerëzore u bё shumё i vështirë për t’u dalluar. Pavarësisht urrejtjes sё madhe kundrejt njëri-tjetrit, anti-semitizmi i dy krahëve tё krishterimit ndryshoi përgjithmonë demografinë e Jeruzalemit.
Dëbimet dhe persekutimet kishin detyruar hebrenjtë rusё tё iknin nga qyteti, nё kohёn kur persekutimet evropiane provokuan dhe detyruan Theodor Herzl për të publikuar traktin e tij me ndikim sionist, i quajtur "Shteti hebre", në vitin 1896. Politika botërore e nxiti qeverisjen britanike tё mbështesë këtë ide në Deklaratën e Balfour-it, i projektuar nё mënyrë cinike, për të marrё mbështetjen çifute, për hyrjen e Amerikës në Luftën e Parë botërore. Princi Faisal, i vendosur tё sundojё një mbretëri siriane, pjesё e Perandorisë Osmane qё po shuhej, ishte i gatshëm të pranonte një shumicë çifute në Palestinë, si pjesё e kësaj mbretërie. Imigracioni hebre shpërtheu: Me 1936, ishin 100.000 hebrenj në Jeruzalem, të krishterët dhe arabët arritën në 60.000. Lideri mysliman i bëri një vizitë miqësore Hitlerit dhe inkurajoi trazirat anti-semite. Irgun-ёt, radikalёt çifutë u përgjigjёn duke hedhur granata në kafenetë arabe. Montefiore, nё mënyrë tё paanshme përshkruan mizoritë e tё dyja palëve, gjatё viteve tё themelimit në vitin 1948, për krijimin e "Njё Izraeli tё madh e tё fortё”,  i cili do tё ishte krijuar kohё mё parё, nëse udhëheqësit arabë nuk do e kishin refuzuar vazhdimisht ndarjen nё dy shtete të pavarura, pranuar nga lideri sionist David Ben-Gurion.
Kjo çështje është e njëjtë me “rebelimin” e presidentit egjiptian Gamal Abdel Nasser, socializmi laik i të cilit, si për ironi, nuk ishte aq ndryshe nga ai i Ben-Gurion-s, me diferencen e vetme qё “Pan-Arabism”-i mandatonte eliminimin e Izraelit. “Tregimi” kryesor mbyllet me Luftën Gjashtë-Ditore në vitin 1967, kur Jeruzalemi, i ndarё mes Jordanisë dhe Izraelit në vitin 1949, ra nën sundimin ekskluziv tё Izraelit. "Ky pushtim u  transformua, lartësoi dhe komplikoi Jeruzalemin, qё në të njëjtën kohë ishte mesianik dhe apokaliptik, strategjik dhe nacionalist", shkruan në një epilog tё shkurtër Montefiore, qё  skicon një fondamentalizëm në rritje për të dyja palët, si një shenjё jo e mirё, për paqe të qëndrueshme në rajon apo qytet. Megjithatë, gjatë gjithë historisë sё Jeruzalemit, aktet e tmerrshme tё barbarizmit, tё shkaktuara nga mungesa e tolerancës fetare, kanë alternuar me marrëveshje të penguar nga liderët pragmatik; tё cilët e dinin mjaft mirё se nuk mund ta mbajnë Qytetin e Shenjtë vetëm për vete. Është me vend që Montefiore e mbyll librin e tij të dendur e dyshues kundrejt tё gjitha pohimeve gjithëpërfshirëse, duke bёrё një shëtitje në mëngjesin e qetë, e për të parë hebrenjtë, tё krishterët dhe myslimanët qё luten në vendet e tyre të shenjta (përkatëse), në "sheshin hyjnor, aty ku qielli dhe toka takohen", Cilado qoftё e ardhmja politike e Jeruzalemit, ai qëndron si një monument i përjetshëm i besimit fetar të njerëzimit, në aspektet e tij mё tё mira e mё tё këqija.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›