E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO, Rasmussen: Ende jo, reduktimit trupave te KFOR

TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ndodhet sot për një vizitë të tij të parë në Republikën e Shqipërisë. Në takimin e parë Rasmussen që e zhvilloi sot paradite me Ministrin e Jashtëm Ilir Meta u diskutua vecanërisht situate në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.
Sic pohoi Rasmussen situata në Kosovë është ende e vështirë dhe vetëm përmirësimi i situatës do të mundësonte pakësimin e trupave.
“Ne kemi parë se situata në Kosovë është ende e vështirë. Unë mendoj se përmirësimi i situatës në Kosovës do të na mundësojë pakësimin e trupave në Kosovë. Por, me lejoni që tju siguroj juve se reduktimi i trupave do të ndodhë pas një analize të hollësishme nga pikpamja ushtarake dhe politike. Ne nuk do të ndërmarrin asnjë hap që do të dëmtonte sigurinë në Kosovë”, tha Rasmussen.

Edhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta theksoi në konferencën e përbashkët për shtyp se ai dhe Rasmussen ndanë mendimin se reduktimi i trupave të KFOR në Kosovë do të ndodhë në përputhje me kapacitetet në këtë shtet. “Une dua të shpreh vlerësimin për kontributin e KFOR në Kosovë dhe kemi ndarë mendimin e përbashkët se reduktimi i trupave të tyre në Kosovë do të vijojë në përputhje me formimin e kapaciteteve”, tha Meta.

Me konkret rreth Kosoves, Rasmussen u tregua gjate takimit tjeter ne Tirane, kete radhe me kryeministrin Berisha ku theksoi se sapo qe qetesohet situata te cilen e vleresoi te brishte, do te nise gradualisht reduktimin e trupave te KFOR ne Kosove.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›