Në Kreshpan, atje ku varrezat publike janë oborret e shtëpive ...
21/06/2010 Ankohen banorët: Zgjidhja e vetme, 3 orë larg. Kemi frikë të ecim, sepse shkelim mbi varre
FIER- Banorët e komunës më të madhe në vend, ata të komunës Cakran duket se po u rikthehen traditës së hershme të varrezave familjare në vend të atyre publike. Kjo, për arsyen e thjeshtë dhe njëkohësisht tepër të rëndë të mospasjes më vend në varrezat publike të fshatrave të kësaj komune. Oborret e shtëpive janë shndërruar në vendvarrezë për të vdekurit. Është ky realiteti i trishtë që shoqëron përditë banorët e një zone të tërë në rrethin e Fierit. Rreth 4500 banorë të zonës së Kreshpanit në rrethin e Fierit, vijojnë të njëjtën odise vuajtjesh.
Varre në oborr
Prej tre vjetësh në këtë zonë mungon vendi për varreza dhe sot e kësaj dite banorët varrosin të afërmit që ndahen nga jeta, në oborret e shtëpive. Banorët shprehen se alarmi është dhënë në të gjitha institucionet, por asnjë prej tyre nuk ka dëgjuar këtë zë. Dhe, pas kërkesave për ndihmë, ajo që paraqitet është një masë e tërë kodrinash me shtëpi dhe varreza të mbira në çdo qoshe. Një pjesë e tyre të krijojnë veç ankth dhe dhimbje. “Kushdo që e ka dëgjuar është habitur, por ne mbetemi të varur pasi po na mohohet e drejta e kryerjes së riteve mortore, ashtu siç e kërkon zakoni për ata që na ikin nga kjo jetë dhe që nuk na kthehen më. Është e dhimbshme, por e vërtetë. Ne gdhihemi dhe erremi me të njëjtin kërcënim: Me atë të varrezave që na kanë pushtuar gjithë fshatin. Kërkojmë ndihmë se po na dridhet mishi të na sëmuren pleqtë. Është edhe turp mbi të gjitha”, ka thënë Ylmi Dervishi, banor i zonës. Më e trishtë situata bëhet edhe në raste përkujtimoresh, kur familjarëve u duhet të bëjnë ceremonitë përkujtimore në të njëjtin ambient ku edhe jetojnë. Ndërkohë si të mos mjaftonte kjo, një pjesë e mirë e banorëve po shkulin ullinjtë disa shekullor për të hapur një vend të ri për varreza. “Nuk guxojmë të luajmë nëpër tokat tona private, sepse kudo ndeshemi me qivure mermeri të ngritura aty-këtu”,-thotë një fëmijë 11 vjeç banor i fshatit Kreshpan. Dikur e dinim ku ishin varrezat e fshatit dhe nuk shkonim atje për të luajtur ose kullotur bagëtitë sepse kishim frikë. Ndërsa tani është krejt ndryshe, varret e veçanta na “mbijnë” kudo para syve. Është e frikshme. Një shoku im ka varrosur gjyshin në oborrin e shtëpisë dhe më thotë se ka frikë natën”, thotë Andi Boshkaj.
“Oferta”
Vetëm para dy muajsh komuna mori një vendim që në dispozicion të varrezave të shkonte një sipërfaqe toke rreth 3 dynym, por kjo u refuzua nga banorët për shkak të largësisë disa kilometra nga banesat e tyre dhe që sipas banorëve ishte një tokë që i përkiste një tjetër fshati”. Nuk ka sens logjik që ne të ngremë arkivolin me të vdekurin me orë të tëra në krah, pasi rruga është e pakalueshme nga automjetet. E kemi kundërshtuar këtë dhe kërkojmë që këtu në fshatin tonë të shpronësohet tokë që të mund të çelen sipërfaqe te reja për varrezë”, ka deklaruar Ylli Veizaj kryepaku i fshatit. Ndërkohë e vetmja ofertë nga pushteti vendor për banorët vazhdon të qëndrojë ajo e varrezave larg fshatit, e cila kërkon 3 orë kohë për tu përshkuar. “Kemi kërkuar nga Këshilli i Komunës që të miratoj një vend të ri për varrezat e Kreshpanit. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 3 dynym, e cila ndodhet midis Kreshpanit dhe Cakranit. Kjo ishte gjithçka që mund të bëhej për këtë problem. Shpresojmë që banorët të mësohen me këtë zgjidhje”, ka deklaruar kreu i komunës Cakran, Vladimir Korcari. Nga ana e prefekturës ende nuk ka pasur një reagim zyrtar, ndërsa banorët shprehen se muaji qershor është muaji i fundit që do të presin zgjidhje, në mungesë të kësaj të fundit banorët do të protestojnë me një afat të pacaktuar. Kështu në fshatin e largët kodrinor kur është bërë ndarja e tokës private sipas ligjit 7501 nuk është menduar për perspektivën e këtij fshati për dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Në këtë mënyrë varrezat nuk janë grupuar në një vend sipas traditës së çdo fshati, por në disa vende kryesisht sipas fiseve, pse jo edhe familjeve nëse familja është me pak anëtarë. Referuar shifrave nga gjendja civile e komunës, mësohet se në tre vitet e fundit janë shënuar 54 vdekje në këtë zonë.