E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi, mjafton një gol për të thyer Romën

 

Ka mjaftuar një gol i kapitenit Xhon Terri në minutën e 77-të për t'i dhënë fitoren Çelsit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Romës. Blutë e drejtuar nga Luis Felipe Skolari nuk kanë falur as skuadrën italiane, e cila është mbajtur mirë pavarësisht sulmeve të vazhdueshme të londinezëve. Kapiteni Xhon Terri shënon me kokë pas një goditje këndi, duke lënë të shokuar Romën. Çelsi shkon në 7 pikë në grupin A. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bordo ka fituar 1-0 me Kluzh, falë një autogoli në pjesën e dytë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›