Ne Maqedoni politikanet shqiptare zhvillojne fushate parazgjedhore te qete

Ne Maqedoni fushata parazgjedhore brenda bllokut politik shqiptar po zhvillohet mjaft e qete dhe me dinjitet gje qe ka habitur vezhguesit dhe analistet politike me qe ne te kaluaren nuk ndodhte keshtu. Per dallim partite maqedonase po perdorin nje retorike denigruese nderkohe qe nuk kane munguar as incidentet ne shtabet e tyre zgjedhore.
Analistet shprehen me tone pozitive per rrjedhen e fushates parazgjedhore brenda bllokut politik shqiptar ndersa shpresojne se fushata do te jete pozitive pa retorika fyese e nencmuese dhe pa incidente deri ne diten e zgjedhjeve.
Rizvan Sulejmani i Institutit per Studime Politike dhe Nderkulturore thote se prapa marreveshjes se nenshkruar midis Ali Ahmetit te BDI-se dhe Menduh Thacit te PDSH-se ndoshta ekziston nje marreveshje me e thelle qe do te nenkuptonte nje front me te gjere per ceshtje te caktuara strategjike sic eshte emri i Maqedonise dhe te tjera qe lidhen me te drejtat e shqiptareve. Analisti Sulejmani mendon se dy partite ndoshta do te mund te bashkepuonin ne te ardhmen. shte per tu pershendetur toni dhe fjalori i partive shqiptare ne fushate qe nuk ka qene deri tash praktike thote Z. Sulejmani.
Edhe analisti Sefer Tahiri i Institutit per Demokraci dhe Zhvillim vlereson se marreveshja Ahmeti-Thaci ka ndikuar ne fushaten e qete ndersa thote se shqiptaret jane te ngopur dhe nuk do te lejonin qe edhe ne keto zgjedhje te perseriten skenaret e zgjedhjeve te kaluara te cilat nxijne sidomos imazhin e shqiptareve para opinionit vendes dhe te huaj dhe krijojne imazhin se shqiptaret ne Maqedoni jane ata te cilet bejne incidente cenojne te drejten e votes votojne ne grup dhe gjate fushates perdorin nje retorike diskualifikuese.
Nderkohe Ambasadori amerikan ne Shkup Philip Reeker ka shprehur mbeshtetje per shoqaten qytetare MOST ne perpjekjet e saj per vezhgimin e procesit zgjedhor. Keto jane zgjedhje shume me rendesi per te ardhmen e Maqedonise dhe ato duhet te jene te lira dhe te ndershme dhe te jene sipas standardeve. Ambasadori ka inkurajuar qytetaret e Maqedonise qe te dalin dhe te votojne me pese qershor.
Nuk ka haspire ne keto zgjedhje per frikesim - ka thene ambasadori amerikan Riker gjate vizites qe i beri shoqates Most e cila njihet per vezhgimin e zgjedhjeve ne keto dhjete vitet e fundit.
Analistet nderkohe japin vleresime ne lidhje me premtimet e partive politike
Te gjitha programet e partive shqiptare duken si programe te urgjences si programe ad hoc dhe e keqja me e madhe eshte se partite shqiptare nuk kane ndertuar bazat ideologjike se mbi cilat vlera do te realizohen keto programe ne menyre qe bashkepunimi ndermjet partive shqiptare dhe atyre maqedonase te behet edhe mbi parimet dhe vlerat ideologjike. Premtimet si dy miliarde Euro investime te huaja dhe zgjidhja e ceshtjes se emrit brenda njeqind ditesh jane te parealizueshme dhe sidomos kur ato vijne nga parti te vogla dhe pa kapacitet per te realizuar nje gje te tille thote analisti Sulejmani.
Une mendoj se programet e partive shqiptare gjasojne me shume ne deshira se sa qe kane mundesi te konkretizohen dhe ato ide te zbatohen ne jeten institucionale. Per momentin nuk shoh gatishmeri politike as tek VMRO-ja ne pushtet as te Lidhja Social Demokrate e opozites qe ti realizojne platformat shqiptare dhe sidomos jo ato te cilat cojne drejt demokracise konsensuale sepse kjo gje e ripercakton sistemin politik dhe juridik te vendit dhe natyrisht con ne ndryshime te reja kushtetuese- thote analisti Tahiri.
Rizvan Sulejmani nderkaq e ve theksin tek qendrimi i opozites maqedonase per nje referendum ne lidhje me zgjidhjen e emrit te Maqedonise per cka thote se paraqet sfide per partite shqiptare sepse keto te fundit nuk kane pergjigje per kete e as pronincime publike. Ai mendon se Lidhja Social Demokrate e opozites luften e ben kunder qeverise dhe jo per realizimin e programit te saj.
Nderkohe Sefer Tahiri mendon se me afrimin e dites se zgjedhjeve fushata mund te ashpersohet sikunder dhe retorika e opozites shqiptare ndaj BDI-se ne pushtet Debati politik parazgjedhor eshte i mireseardhur edhe nese ka tone pak me te ashpra thote ai.