Shqiperi Kolegji zgjedhor pezullon ankimimit e PS per vendimin e KQZ-se

Ne Shqiperi shqyrtimi nga ana e kolegjit zgjedhor te ankimimit te Partise Socialiste per vendimin e ndermjetem te marre nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili i hapi rrugen rinumerimit te fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara u pezullua.
Socialistet preferuan qe kjo ceshtje te shqyrtohet ne ankimin tjeter te bere prej tyre per vendimin perfundimtar te komisionit. Nderkohe opozita eshte ankuar edhe ne Komisionin Qendror per tabelat e rezultateve te njesise 5 ne Tirane si dhe tabelat perfundimtare per Kryetarin e Bashkise se Tiranes. NGa ana e saj partia demokratike ka paraqitur nje kerkese per verifikimin e te gjithe fleteve te votimit te kontestuara ne kryeqytet.