Vjosa "ha" tokë bujqësore, Bordit i Kullimit pa fonde
27/05/2011 Drejtori Ramadan Krasniqi: Duhen ndërtuar 6 panele mbrojtës
FIER- Dhjetëra ha tokë bujqësore në një sipërfaqe gjatësore prej 70 m linear ka përfunduar në shtratin e lumit Vjosë. Më shumë se 120 ha tokë bujqësore përgjatë këtij lumi në fshatrat Varibop, Kafaraja, Kashar dhe Cakran, Sheq në Fier rrezikohen të gërryhen nga ujërat e këtij lumi. Shkak për këtë është mungesa e pritave ose siç quhen ndryshe panele mbrojtës. Fermerët shprehen se janë shkatërruar pronat e tyre, ndërsa toka po përfundon në ujërat e këtij lumi nga dita në ditë.
Toka
“Sidomos në dimër tokat tona bujqësore marrin tatëpjetën poshtë lumi, ose siç i themi ne i “ha” lumi”,-thotë një fermer. Toka po gërryhet nga dita në ditë. Rruga ka qenë shumë më poshtë se ç’është tani. Nga muaji mars që nisën shirat dhe deri tani distance është ngushtuar. Jemi detyruar të hapim rrugë tjetër. Nga dita në ditë, nga 1 metër, mbi 4-5 ha tokë ka ngrënë lumi vetëm gjatë këtij viti. Plus blloqet e tjera që janë nën arë dhe mbi arë. Edhe sot duket që lumi po ha nën të tokën”. Në Bordin e Kullimit në Fier drejtori i saj Ramadan Krasniqi pohon se është hartuar një projekt me vlerë 93 milionë lekë të reja për ndërtimin e 6 paneleve mbrojtës. Deri tani janë çelur 30 milionë lekë që sipas tij nuk mjaftojnë për ndërtimin e 2 paneleve mbrojtës.
“Bordi i Kullimit të Ujërave në Fier ka një projekt dhe kërkon 93 milionë lekë për të ndërtuar gjithsej 6 panele. Nga qeveria na ka ardhur një fond i pamjaftueshëm vetëm 30 milionë lekë që do të thotë se me to mund të ndërtojmë vetëm 2 panele mbrojtës. Në rastin konkret që në fshatin Varibop vazhdon të gërryejë lumi tokat bujqësore janë akorduar 30 milionë lekë të reja, por do ndërtohen vetëm 2 panele nga 6 që janë sipas projektit”, ka thënë Krasniqi. Në rast se nuk bëhen dot 3 penela, se e mira është të bëhen të 6 panele, efekti nuk do të ishte pozitiv.