Kantrimen Ndryshimi i kufijve ne Ballkan i papranueshem dhe i rrezikshem

Ndihmes Zevendes Sekretari i Shtetit per Euroazine Thomas Countryman tha se ndryshimi i kufijve ne Ballkan eshte i papranueshem dhe madje i rrezikshem. Ne nje interviste per sherbimin serb te Zerit te Amerikes zyrtari i larte amerikan tha gjithashtu se njerezit ne Kosove dhe Serbi presin rezultate nga bisedimet mes Beogradit dhe Prishtines qe po zhvillohen ne Bruksel.
Zyrtari i larte amerikan e hodhi poshte idene e shprehur se fundi nga ministri i brendshem serb Ivica Dacic per mundesine e ndarjes se Kosoves. Ai tha se ceshtja e ndarjes apo e statusit te Kosoves nuk eshte pjese e bisedimeve qe po zhvillohen ne Bruksel mes Beogradit dhe Prishtines.
Per Shtetet e Bashkuara per Kosoven dhe per shume vende tjera te BE-se kjo eshte e qarte. Per Shtetet e Bashkuara ndryshimi i kufijeve eshte jo real i papranueshem madje edhe i rrezikshem.
Popujt dhe kombesite e Ballkanit duhet te bashkejetojne tha zoti Countryman duke shtuar se nuk eshte e mundur dhe as e pranueshme qe te behen ndarje te territoreve ne baza etnike. Sipas tij nje proces i tille i ndarjes se kufijve ne baza etnike nuk mund kryehet me suskes dhe ne menyre paqesore.
Lidhur me synimet e Serbise per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian zevendes ndihmes sekretari i shtetit tha se nuk mendon qe Serbia mund te pranohet ne Bashkimin Evropian pa pranuar realitetin e ri te krijuar ne Kosove.
Natyrisht ceshtja se kush pranohet ne Bashkimi Evropian eshte pune e Brukseli dhe jo e Uashingtonit. Por une mendoj se Bashkimi Evropian nuk eshte i gatshem te pranoje ne gjirin e tij nje vend tjeter qe ka pretendime territoriale. Une nuk e shoh mundesine e pranimit te Serbise ne Bashkimin Evropian per sa kohe qe Serbia nuk e pranon realitetin e krijuar ne Kosove.
Lidhur me bisedimet mes Beogradit dhe Prishtines ndihmes zevendes sekretari Countryman tha se ato po shkojne me mire se ceshte pritur. Ai tha se bisedimet po zhvillohen ne nje fryme profesionale palet kane treguar respekt ndaj njeri tjetrit gatishmeri dhe fleksibilitet. Por sipas tij ende nuk ka patur vullnet politik per bisedime serioze per zgjidhjen e problemeve praktike. Shqiptaret dhe serbet ne Kosove e Serbi tha ai presin rezultate te cilat do te permiresojne jeten e tyre te perditshme.