E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani kërkon Kaloun

Edhe pse nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka thënë se klubi ka përfunduar fushatën e përforcimeve, mediet italiane raportojnë për interesimin e Rossonerëve për transferimin e sulmuesit Salomon Kalou.

27 vjeçari është futbollist i lirë pas largimit nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar. Ai mund të kalojë në San Siro si futbollist i lirë.

Milani është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij në rast të një largimi të mundshëm të brazilianit Robinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›