E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e Gjermanisë në luftën kundër terrorit

Nga John Rosenthal



Muajin e fundit, Parlamenti Europian nuk pranoi të ashtuquajturën marrëveshje SWIFT, që do të lejonte investiguesit e terrorizmit amerikan të vazhdonin inspektimet e të dhënave mbi transaksionet ndërkombëtare financiare që e kanë origjinën nga bankat europiane. Anëtarët e parlamentit kësisoj anuluan një program, të cilin juristi francez Jean-Louis Bruguière e cilësoi si një “mjet vital kundër terrorizmit”, që ka treguar vlerën e vet si në shpjegimin e sulmeve terroriste, ashtu edhe në parandalimin e tyre. Zyrtarisht i njohur si programi i financimit terrorist, është zbatuar nga administrata e Bushit pas sulmeve të 11 shtatorit. Në një raport të parashtruar nga Bashkimi Europian, juristi Judge Bruguière ka listuar shumë akte terroriste; midis tyre, sulmi i 2006 në linjën ajrore transatlantike duke përdorur eksplozivë të lëngshëm; komploti i vitit 2007 për të bombarduar repartin ushtarak amerikan në Gjermani dhe sulmi tjetër po i 2007 për shpërthimin e aeroportit në New York. Midis këtyre komploteve, raporti përmend bombardimet në vitin 2002 në Bali, bombardimi i një treni në Madrid më 2004, ai i Londrës më 2005 dhe sulmet e vitit 2008 në Mumbai. Arrestimi i Riduan Isamuddin - i supozuari “Bin Ladeni i Azisë juglindore” - ishte ndihmuar nga ky program. Në votimin e kësaj marrëveshjeje, parlamenti evropian ia akordoi këtë Traktatit të Lisbonës. Votimi u brohorit nga media evropiane, po ashtu edhe në hollet e vetë parlamentit si një triumf i “demokracisë evropiane”. Fakti është se votimi u zhvillua në anonimitet të plotë, pa të dhëna për individët. Pavarësisht procedurës anonime të votimit, të egërsuarit nga kjo nuk kishin dyshimin më të vogël se Gjermania luante një rol të madh në bindjen politike për shkatërrimin e kësaj marrëveshjeje. “Kjo marrëveshje... vë në dukje gjallërimin e ideologjisë së sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shprehet lideri i socialistëve në parlamentin evropian, Martin Schulz, gjatë një debati një ditë para votimit “por nuk vë në dukje guximin për të mbrojtur të drejtat themelore, që ne, si deputetë europianë, duhet të garantojmë për qytetarët e këtij kontinenti”. Partia Popullore Europiane, grupi më i madh në parlament, mbështeti këtë marrëveshje, ashtu siç vepruan edhe konservatorët europianë dhe grupi reformist, që përfshin edhe konservatorët anglezë. Po kështu, veproi edhe qeveria socialiste e Spanjës, shtet që tashmë mban presidencën e BE-së. Po të flasim lidhur me presidencën gjatë debatit, ministri i brendshëm spanjoll, Alfredo Pérez Rubalcaba, ishte i vullnetshëm për miratimin e marrëveshjes në fjalë. çelësi për ta prishur këtë marrëveshje (Swift) ishte, pra, disfata nga rryma e partisë popullore evropiane (PPE) prej Unionit Demokratik Kristian Gjerman, nga Angela Merkel (CDU) dhe partia motër e Bavarisë, Unioni Social Kristian (CSU). Më 31 janar, disa ditë para votimit vendimtar në komitetin parlamentar mbi të drejtat civile, drejtësinë, Manfred Weber i CSU, dha sinjal për kundërshtimin e tij në të ashtuquajturën “Asnjë lëvizje për të dhënat e bankës!”. Në terma që janë në thelb të padallueshme nga ato të kolegëve të tij demokratë socialë, si Schulz, Weber ka shkruar: “Për të dhënat e qytetarëve europianë, ne deputetët dëshirojmë standarde të ruajtjes së këtyre të dhënave”. Në 4 shkurt, komitetit rekomandoi refuzimin e kësaj marrëveshjeje. Werner Langen, kreu i delegacionit të CDU/CSU në parlament, në të njëjtën mënyrë shfryu kundër kësaj marrëveshjeje. Duke këmbëgulur mbi nevojën për më shumë informacion, Langen ka thënë “Një marrëveshje e tillë që shkel të drejtat e qytetarëve nuk mund të lejohet, pa një konsultim publik parlamentar”. Në korrik të vitit të kaluar, Këshilli i Europës, duke paraqitur 27 anëtarët e Bashkimit Europian, njoftoi për qëllimin e negocimit lidhur me marrëveshjen e kërkuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ardhmja e këtyre bisedimeve ngjalli shumë reagime në spektrin politik të Gjermanisë. Kreu i CSU, Horst Seehofer foli për një “skandal” dhe i përshkroi planet për bisedime si “absolutisht qesharake”. Ashut siç është bërë jehonë nga Langen, një burim i pretenduar i nëpërkëmbur kaloi në Parlamentin Evropian nga këshilli dhe Komisioni Evropian. Parlamenti nuk kishte të drejtën e një bashkëvendimi lidhur me këtë çështje. Më vonë u propozua të ishte nën ndikimin e duhur, ndërkohë që marrëveshja finale ishte negociuar dhe kryer tashmë prej parlamentit. Ishte pikërisht kjo marrëveshje në kohë – planifikuar të vazhdonte deri më 31 tetor të këtij viti – që parlamenti nuk e kishte pranuar muajin e fundit, duke i dhënë rrugë një lloj sigurie, që kjo marrëveshje e përkohshme të shmangej. Ndërkohë, qeveria gjermane kishte pranuar të negocionte për marrëveshjen në korrik 2009. Kur marrëveshja u aprovua nga Këshilli Evropian 4 muaj më vonë, Gjermania abstenoi. Kur vendimi i këshillit kërkoi unanimitet, një “jo” gjermane do ta kishte shkatërruar marrëveshjen. Opozita gjermane është shprehur për privatësinë dhe “ruajtjen e të dhënave”. Kundërshtarët virtualisht nuk kanë specifikuar ndonjë dëm konkret që një klient banke mund ta vuajë, për shkak të programit. Pas votimit në parlament, zëdhënësi i Departamenti i Shtetit Amerikan, Philip J. Crowley shfaqi ndryshimin e këtij argumenti “nuk është sekret që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i marrin në konsideratë çështjet private në mënyra krejt të ndryshme”. E vërteta për sa i përket kësaj çështjeje, është se qeveria gjermane, në emër të luftës ndaj shmangies së taksave, prej vitesh ka përçuar një kryqëzatë kundër konfidencialitetit të të dhënave të klientëve nëpër banka. Në episodin më të fundit të kësaj kryqëzate, kancelaria Merkel nënshkroi blerjen e një banke zvicerane të vjedhur nga autoritetet e nivelit të shtetit. (Vendimi u shpall në fillim të shkurtit, pikërisht një javë para votimit në Parlamenti Europian të marrëveshjes së përkohshme Swift). Për vjedhjen e të dhënave është paguar një shumë e barazvlefshme prej 3.4 milionë $. Më pas, ministri gjerman i financave Wolfgang Schäuble deklaroi për shtypin zviceran “Ne do të eliminojmë fshehtësinë e bankës ... në Europë”. Schäuble është një nga drejtuesit e Unionit Kristian Demokratik të Merkelit. Dy vjet më parë, shërbimi i huaj inteligjent gjerman, BND, kishte blerë të dhënat e vjedhura nga Liechtenstein – bazuar në Bankën LGT. Kjo blerje e të dhënave çoi në një sulm policor në shtëpinë e Klaus Zumwinkel, një prej qeveritarëve më të njohur gjermanë. BND pagoi të dhënat e vjedhjes me shumën barazvlerëse prej 5.5 milionë dollarësh. Sipas raporteve në median gjermane, kjo e pajisi atë edhe me një identitet të ri. Mund të arrish në përfundimin që në sytë e partive politike gjermane, është mirë dhe e drejtë për Gjermaninë të shkelet ligji për një klient banke në emër të luftës për shmangien e taksave, por është keq për Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëjnë të njëjtën gjë në emër të luftës kundër terrorizmit dhe ruajtjes së jetës së individit. Brenda muajit mars do të merret një vendim tjetër, që do të përcaktojë përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit. Ligji gjerman shërbeu për të implementuar kërkesën minimale për direktivat e Bashkimit Europian që më 2006. Shumë nga të dhënat e përfshira nga direktiva e Bashkimit Europian janë informacion që buron në mënyrë automatike, si çështje e drejtimit teknik dhe logjikës administrative. Kjo nuk ka të bëjë aspak me vëzhgimin. Edhe pse në dukje mund të përshtatet me investigimet kriminale dhe kundra terrorit, nën rrethana normale nuk ka për t’u marrë në konsideratë nga dikush tjetër. Megjithatë, gjykata gjermane ka argumentuar se ekzistenca e të dhënave “krijon një lloj ndjesie të të qënit i vëzhguar”. Nëse përdoruesit e telefonit apo internetit në Gjermani përjetojnë “një lloj ndjesie të të qënit i vëzhguar”, ka gjasa të ndodhë, sepse në të vërtetë janë të vëzhguar. Autoritetet gjermane janë në gjendje të përdorin forma të tjera vëzhgimi elektronik, me një lehtësi që mund t’i bëjë homologët amerikane krejt të pafuqishëm. Më 2007, pothuaj 1 milionë telefona celularë monitorohen nga policia vetëm në Berlin. Një studim i vitit 2003 zbuloi se lidhjet me tela përdoren në Gjermani 30 herë më shpesh se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I njëjti studim zbuloi gjithashtu se vetëm 0.33% e lidhjeve me tela shoqëroheshin edhe me ndjekje penale pasuese dhe dënime. Të marra së bashku, statistikat sugjerojnë se autoritetet gjermane krijojnë një praktikë të plotë monitorimi për personat e dyshuar. Ajo që është befasuese lidhur me kundërshtarët gjermanë të marrëveshjes Swift, është pikërisht indiferenca totale në dukje e oponentëve lidhur me financimin terrorist dhe kërcënimin që paraqesin rrjetet terroriste. Siç është bërë e qartë që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, vetë Gjermania ka qenë një qendër kryesore e aktivizmit xhihadist dhe financimit terrorist. Amerikanët kanë qenë të informuar për qelizat e tyre në Hamburg dhe për 3 pilotët që u vetëvranë - Mohammed Atta, Ziad Jarrah, dhe Marëan al-Shehhi – që erdhën nga Gjermania në Amerikë për t’u trajnuar me sulmet e radhës. Në Moussaoui, më 2006 agjenti i FBI, MIchael Anticev shfaqi pakënaqësi për mungesën e bashkëveprimit të autoriteteve gjermane me investigatorët amerikanë kundër terrorizmit. I pyetur nëse ka qenë e vështirë të pajiseshin me regjistruesit e telefonave nga Gjermania më 2001, Anticev u përgjigj: “Jashtëzakonisht, jashtëzakonisht”. Ai shpjegoi se numrat telefonikë që kanë qenë pajisur me këtë regjistrues, janë kufizuar shpesh, madje shifrat e fundit janë hequr fare. Në shtator të vitit 1998 - në kohën e kancelarit Helmut Kohl, zyrtarët gjermanë ishin më bashkëpunues – u arrestuan financuesi i Al Kaedës dhe bashkëthemeluesi Mamdouh Mahmud Salim, pranë Mynihut gjatë një vizite që po kryenin të dy në Gjermani. I njohur edhe si “Abu Hajer al Iraqi” ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u përballur me gjyqin për sulmet terroriste kundër ambasadës amerikane në Afrikë. Dy financues të tjerë të njohur të Al Kaedës kanë mbetur të lirë në Gjermani. Në një raport të dhënë më 2002, Jean Charles Brisard nënvizoi se Darkazanli siguronte “një përkrahje financiare dhe logjistike” për qelizën e Hamburgut. Darkazanli gjithashtu dyshohej se ishte përfshirë në komplotin e ambasadës amerikane në Afrikë. Ai ndodhet në listat e terroristëve dhe kërkohet nga interpoli. Ai është paditur edhe në Spanjë, ku përshkruhet si “bashkëbisedues i përhershëm dhe ndihmës i Osama Bin Laden në Gjermani”. Paditësit gjermanë deri diku ia kanë dalë të arrijnë në përfundimin se këto aktivitete janë “pa lidhje kriminale”. Autoritetet gjermane jo vetëm kanë hedhur poshtë akuzat kundër Darkazanlit, por edhe kanë kundërshtuar ta ekstradojnë atë për t’u përballur me padi të ndryshme në vende të tjera. Rasti i Reda Seyam, një qytetar gjerman me origjinë egjiptiane, është një rast i habitshëm. Për Seyam nga burimet e inteligjencës dhe specialistët e luftës kundër terrorit thuhet se ka organizuar financimin e bombardimeve në Bali më 2002, që shkaktuan vrasjen e më shumë se 200 njerëzve. Tashmë ai është arrestuar nga autoritetet indoneziane, se dyshohet që ka marrë pjesë në një aktivitet terrorist disa javë para sulmeve. Pas arrestimit të tij, Byroja Federale e Krimeve në Gjermani, (BKA) dërgoi agjentin Michael von Wedel në Indonezi për të investiguar lidhur me akuzat. Në shënimet e tij autobiografike më 2008, von Wedel ka përshkruar se si këto investigime e konfirmuan së fundmi përfshirjen e Seyamit në financimin e xhihadit në Azinë juglindore. Në korrik të vitit 2003, një skuadër e BKA e transferoi Seaym në Gjermani. Autoritetet gjermane nuk e kanë paditur atë. Vetë Seyam është shprehur se myslimanët kanë një “detyrim për të vrarë jobesimtarët (qafirët)”, madje i vuri emrin njërit prej fëmijëve “Xhihad”. Në një dokumentar transmetuar nga një televizion gjerman ARD në shkurt të vitit 2007, Seyam shpjegoi se al Kaeda “po lufton për një çështje të drejtë”. I pyetur se çfarë mendonte për sulmet terroriste të Al Kaedës, ai u përgjigj “Nuk kam asnjë koment”. Një tjetër anëtar me rëndësi është edhe Christian Ganczarski. Shumë pak kohë para sulmit, ai vdiq nga bomba vetëvrasësë në Rhine-Westphalia. Paditësit gjermanë nuk e panë të përshtatshme ta akuzonin Ganczarskin. Në qershor 2003, ai bëri gabim që ndryshoi aeroplanet në Paris, kur po udhëtonte nga Arabia Saudite për në Gjermani. Policët francezë po e prisnin. Në rast të kundërt, ai nuk do të përballej me drejtësinë. Si pasojë e anulimit të marrëveshjes Swift, Gjermania është e sigurt që do të bëhet një strehë më e sigurt për terroristët dhe financuesit e tyre, sesa ka qenë deri tani. Siç e dimë, kjo përbën një rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për pjesën tjetër të botës. është vështirë të shohësh ndonjë vend të përjashtuar nga ky program.



Përktheu: Rudina Dahri


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›