Sot 13 vjet nga tragjedia e Otrantos
TIRANE-Sot 13 vjet nga tragjedia e Otrantos. Me 28 mars te vitit 1997, ënderra e 120 emigranteve shqiptare për të punuar dhe jetuar në Itali do të ndëpritej ne mes.
Tragjedia e rëndë ndodhi pikerisht kur anija shqiptare “Katri i Rades” me 120 persona ne bord kishte arritur të hynte në ujerat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake italiane, “Sibilla”. Çarja e krijuar ne anijen shqiptare solli mbushjen e anijes me ujë. Në këto kushte anija u përmbys dhe bashkë me të, burra, gra e fëmijë që ndodheshin në bord.
Kjo shënoi një nga tragjeditë më të mëdha shqiptare, humbën jetën mbi 80 persona, shume prej tyre gra dhe femijë humben jetën. 52, trupa u nxorren pas tragjedise, disa të tjerë u gjetën në nëntor 1997 kur anija u nxorr nga fundi i detit, ndersa të tjerë nuk u gjetën kurrë.
Tragjedia e Otrantos shkaktoi polemika të shumta atëherë në Itali, pasi kurrë nuk u zbardhën urdhrat e kryeministrit Romano Prodi në lidhje me dukurinë klandestine.
Ndersa familjaret e të mbyturve vazhdojne të kerkojnë drejtesi.
(d.b/BalkanWeb)