Kroacia pranon liberalizimin e vizave me Shqipërinë
22/05/2009 Presidenti Bamir Topi takon Ivo Sanader
Presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Kroat, Ivo Sanader kanë marrë angazhimin për liberalizimin e vizave mes të dy vendeve. Kjo është arritur gjatë vizitës që Topi është duke zhvilluar në këtë shtet. Të dy personalitetet e larta nënvizuan rëndësinë e shkëmbimit të takimeve dypalëshe, të zhvillimit të tryezave rajonale dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta që shërbejnë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si: ekonomia, energjetika, transportet, turizmi, kultura, etj. Në këtë kuadër do të ishte me interes heqja e plotë e regjimit të vizave, lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave si dhe nxitja dhe zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e turizmit ku një rol të madh do të luanin edhe vendosja e një linje direkte ajrore Zagreb-Tiranë dhe e një linje të mundshme detare Durrës-Rijeka apo përfundimi i Korridorit infrastrukturor Adriatiko-Jonian.
Sanader, pas kërkesës së Topit se: ‘’çështjes së liberalizimit të plotë të regjimit të vizave i ka ardhur koha për t’u finalizuar, meqënëse vullneti politik ekziston’’, e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar se një gjë e tillë do të bëhet sa më shpejt, duke e garantuar njëkohësisht se Kroacia do të japë gjithë ndihmën e nevojshme për përçimin e përvojës në drejtim të përmbushjes së të gjitha standardeve dhe realizimit të aspiratës integruese të vendit tonë në gjirin e familjes evropiane. Në këtë drejtim u theksua rëndësia e reformës në sistemin gjyqësor, pavarësia e tij si dhe bashkëpunimi mes institucioneve të pavarura të drejtësisë. Topi dhe Sanader ndanë të njëjtin mendim se anëtarësimi i vendeve tona në NATO në të njëjtën ditë konsiderohet si një ngjarje e rëndësishme historike si për Shqipërinë ashtu dhe për Kroacinë. Topi tha se: ‘’ky anëtarësim është një vlerësim tepër pozitiv për ecurinë e reformave rrënjësore në të dy vendet dhe për kontributin shumë të rëndësishëm që Shqipëria dhe Kroacia kanë dhënë dhe japin për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit, si dhe për praninë e tyre përkrah misioneve ushtarake të NATO-s, në Afganistan, Irak, Bosnjë-Hercegovin뒒. Gjatë kësaj dreke pune u diskutua edhe për realitetin e ri gjeopolitik në Ballkan pas krijimit të shtetit të ri të pavarur, demokratik e shumëetnik të Kosovës, ku orientimi i të gjitha vendeve të rajonit është stabiliteti i konsoliduar dhe zhvillimi i fuqishëm ekonomik, me lidhje të forta dhe partneriteti mes njëri-tjetrit dhe integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike.